Edhe bankat në krizë, ja sa ranë fitimet e tyre në 3-mujorin e tretë

Edhe bankat në krizë, ja sa ranë fitimet e tyre në 3-mujorin e tretë

23:20, 27/11/2018
A+ Aa A-

Fitimi neto i bankave në Shqipëri u ul në 3.3 miliardë lekë (29.9 milionë dollarë/26.4 milionë euro) në tremujorin e tretë, nga 3.4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB).

Portofoli i papaguar i sektorit bankar shqiptar u ul në 553.7 miliardë lekë në periudhën korrik – shtator 2018, nga 571.9 miliardë lekë një vit më parë, tha AAB në një raport tremujor, duke cituar të dhënat e bankës qendrore të vendit.

Depozitat në bankat shqiptare u rritën në 1.210 miliardë lekë nga 1,162 miliardë lekë në tremujorin e tretë të vitit 2017.

Asetet e përgjithshme të sistemit bankar në Shqipëri u rritën në 1.481 miliardë lekë në tremujorin e tretë nga 1,444 miliardë lekë një vit më parë.

Në vitin 2017, fitimi neto i kombinuar i bankave në Shqipëri u rrit në 22.1 miliardë lekë, nga 9.2 miliardë lekë në vitin 2016, treguan të dhënat.

Shifrat përbëhen nga rezultatet financiare të 16 bankave shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco