Misioni i FMN në Tiranë kontrollon me themel, Tatimet

Misioni i FMN në Tiranë kontrollon me themel, Tatimet

08:44, 25/11/2018
A+ Aa A-

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka ardhur në Tiranë dhe po monitoron Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Misioni i FMN-së i drejtuar nga z. Steve Vesperman, Këshilltar i Asistencës Teknike, përbëhet ng Allan Jensen ekspert i FMN-së për rajonin e Europës Juglindore, si dhe ekspertët e tjerë të jashtëm z.Michael O’Grady, z.Paul Duffus dhe znj. Telita Snyckers- Norgaard.

Në fjalën e tij z. Steve Vesperman u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm që FMN ka pasur me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si dhe me përpjekjet që po bëhen për të pasur një përformacë sa më të mirë fiskale.

Gjatë qëndrimit, misioni i FMN-së do të ndalet në disa çështje të rëndësishme, siç janë: 

Zbatimi i rekomandimeve të lëna nga misionet e mëparshme të FMN-së;

Ecuria e reformave të ndërmarra nga DPT;

Shqyrtimi i progresit të bërë në lidhje me Planin Strategjik 2017-2021 të DPT-së dhe planet operacionale përkatëse;

Përfaqësuesi i lartë i FMN-së, z. Vesperman shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe të ekipit që drejton për të asistuar Administratën Tatimore.

Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Tiranë deri në datë 3 dhjetor 2018. Gjatë kësaj periudhe janë duke u zhvilluar takime për çështje të ndryshme me drejtoritë përkatëse në DPT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco