MF: Në 2022 pagesat e PPP-ve tejkalojnë defiçitin

MF: Në 2022 pagesat e PPP-ve tejkalojnë defiçitin

21:36, 24/11/2018
A+ Aa A-

Fatura që buxheti i shtetit paguan për kontratat me Partneritet Publik Privat pritet të rriten me ritme të frikshme duke u dyfishuar brenda tre vitet e ardhshme. Sipas tabelave të përpiluara nga vetë Ministria e Financave, në vitin 2022, pagesat vjetore për koncesionet pritet të arrijë 23 miliardë lekë ose gati 200 milionë euro.

Fatura e pagesave që koncesionet pritet të marrin nga buxheti për vitin 2022 është e barabartë me defiçitin buxhetor, pra borxhin e ri që qeveria ka parashikuar të marrë për këtë vit sipas programit buxhetor afatmesëm. Kjo do të thotë se shumë shpejt, Shqipëria do të marrë borxh, jo për të ndërtuar rrugë, shkolla apo investime të tjera publike, por vetëm për të paguar kompanitë koncesionare.

Qeveria i publikoi për herë të parë pagesat për koncesionet në vitin 2017, pas presioneve të shumta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas të dhënave të buxhetit, vitin e kaluar Ministria e Financave  pagoi rreth 6 miliardë lekë ose 50 milionë euro për kompanitë private. Këtë vit shifra pritet të rritet më tej, ndërsa në 2019 ajo do të arrijë në 12.7 miliardë lekë ose 100 milionë euro.

Aktualisht buxheti i shtetit paguan për 11 kontrata koncesionare. Por duke filluar nga viti i tjetër pritet të nisin pagesat e para për rrugën e Arbrit dhe gjatë viteve më vonë edhe ato për tre rrugët e tjera të kontraktuar me Programin 1 miliardë euro.  

Kjo do të sjellë rritjen e frikshme të pagesave për PPP-të veçanërisht duke filluar nga viti 2020 duke bërë që i gjithë borxhi i ri të shkojë për koncesionarët privatë dhe jo për investime publike në dobi të qytetarëve.     

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco