Taksa e rrugës ‘zmbraps’ shtetasit e bizneset nga Kosova, bie numri hyrjeve në tetor

Taksa e rrugës ‘zmbraps’ shtetasit e bizneset nga Kosova, bie numri hyrjeve në tetor

19:10, 23/11/2018
A+ Aa A-

Ndonëse muaji tetor ishte i ngrohtë si asnjëherë tjetër, kjo nuk duket të jetë shfrytëzuar nga të huajt që vijnë me qëllime pushimi në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT, të cilave ju referohet Revista “Monitor”  treguan se në tetor 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 337.603. Krahasuar me Tetor 2017, ky numër është ulur me 11,0 %.

Nga këta, rreth 131 mijë, ose 38% e shtetasve të huaj që kanë hyrë gjithsej në vend, kanë ardhur për qëllime pushime. Numri i të huajve që erdhën për pushimet në vendin tonë në tetor shënoi një rënie të ndjeshme prej 22.5% në krahasim me tetorin e një viti më parë.

Ndikimin kryesor e kanë dhënë shtetasit nga Kosova, hyrjet e të cilëve ranë me 16% në tetor, ose rreth 15 mijë persona më pak se tetori i një viti më parë.

Rënia e hyrjeve të shtetasve nga Kosova përkon me fillimin e taksimit të rrugës Durrës – Kukës, 5 euro për një drejtim, e cila pas shumë debatesh filloi të zbatohej në gjysmën e dytë të shtatorit.

Fatos Shala, gazetar në Kosovë, tha për Monitor se përveç individëve që vijnë me pushime, taksa e rrugës po ndikon dhe për bizneset. Ai shton se sipas burimeve nga dogana e Kosovës, bizneset kanë filluar të hezitojnë të marrin rrugë për në Shqipëri. Taksa për një rrugë për një kamion varion nga 16.2 në 22.5 euro.

Përjashtuar muajin tetor, fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova kishte qenë shumë i lartë. Për 10 mujorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje gati 22% me bazë vjetore. Tetori është muaji i parë, kur fluksi i tyre shfaqet me rënie kaq të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mili24/11/2018 15:00

vetem kjo rruge nuk duhej te taksohej sepse eshte me fitimpruresja,po ku di eddhija cfare eshte tagjija,ky hajvan eshte komplet aut

Shto koment

Denonco