Ndëshkimi i Tatimeve për kasat fiskale, për dy javë e pësojnë mbi 700 biznese

Ndëshkimi i Tatimeve për kasat fiskale, për dy javë e pësojnë mbi 700 biznese

07:45, 19/11/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren për të  identifikuar subjektet me risk. Referuar të dhënave nga kjo drejtori, për periudhën 1- 15 nëntor janë kontrolluar 1,574 subjekte, nga të cilat 758  janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e penalizimeve për këto subjekte është rreth 26.7 milionë lekë.

Ku më kryesoret renditen si më poshtë:

12 tatimaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

39 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore. Për ata është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

268 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).

34 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 39 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

148 tatimpagues janë konstatuar që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

102 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ku 92 janë subjekte të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 10 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Kontrollet e strukturave të specializuara të Hetimit Tatimor janë përqendruar në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco