Rriten çmimet e karburantit, Shqipëria më e shtrenjta në rajon

Rriten çmimet e karburantit, Shqipëria më e shtrenjta në rajon

07:46, 14/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron gjendet para protestave për rritjen e çmimit të karburantit në Francë. Shoferët do të bllokojnë autostradat në të gjithë vendin më 17 nëntor kundër taksës së re doganore. Macron megjithatë insiston për taksa më të larta për benzinën dhe të kthehen sytë nga transporti ekologjik.

Franca renditete e 11-ta përsa i përket çmimeve më të shtrenjta në Europë, duka paguar për një litër lëndë djegëse 1.38 euro, sipas FuelsEurope.

Norvegjia është vendi më i shtrenjtë, një litër karburant - 1,75 euro më 13 nëntor Mes 40 vendeve, Shqipëria renditet në gjysmën e parë e vendeve më të shtrenjta. E renditur në vendin e 17, për një litër karburant paguan 1.38 euro. Vendi ynë sipas “FuelsEurope” paguan më shumë se çdo vend tjetër në rajon, përveç Malit të Zi që qëndron në të njëjtat vlera.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Cimi14/11/2018 11:05

    Ore po pse nuk na mbledh opozita e te dalim te protestojme? Te cohemi dhe ne per naften, per monopolizimin e spitaleve, per thagmat e Ministrit te Ekonomise qe kerkon rritje prape te taksave dhe te taksoje deri ne 10,000 leke rrogat. Pa e politizuar me zhargonet normale te narkotrafikimit etj. Ore te dalim njehere per hallin e popullit e jo per gjera si unaza e re e cila ne nje menyre apo te tjetren sjell zhvillim. Shqiperia eshte i vetmi vend ku opozita dhe partia ne pushtet bejne pakt te mos nxjerrin popullin per gjerat qe i intereson ketij te fundit..

    Shto koment

    Denonco