BERZH: Paratë e trafiqeve forcuan lekun

BERZH: Paratë e trafiqeve forcuan lekun

16:36, 08/11/2018
A+ Aa A-

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka pranuar për herë të parë zyrtarisht se një nga shkaqet e forcimit të lekut mund të jenë të aktivitetet e paligjshme. Deklarata e fortë ka ardhur në parashikimin periodik të sapopublikuar për ekonomitë në zhvillim.

"Leku është forcuar ndjeshëm ndaj euros në vitin 2018. Kjo reflekton politikën e de-euroizimit që po ndjek Banka e Shqipërisë si dhe konvertimin e kapitalit nga disa banka. Megjithatë disa aktivitete të paregjistruara ndërkufitare mund të jenë duke kontribuar në presionet e mbiçmimit," deklaron BERZH.

Kjo është hera e parë që një institucion prestigjoz ndërkombëtar pranon se forcimi i lekut në Shqipëri është ndikuar nga paratë e trafiqeve të jashtëligjshme. Deri më tani të gjitha institucionet, jo vetëm ato vendase, por edhe ndërkombëtaret nuk i kanë pranuar asnjëherë paratë e drogës si një nga arsyet kryesore për për rënien e fortë të euros ndaj lekut. 

Denoncimet e vetme për këtë fenomen kanë ardhura nga opozita dhe ekspertët e pavarur, ndërkohë që qeveria e ka mohuar gjithmonë. Por tashmë duket se edhe ndërkombëtarët janë dorëzuar më në fund. 

"Në fillim të qershorit, Banka e Shqipërisë  u detyruan të ndërhynte në treg duke blerë euro për të zbutur presionet mbi forcimin e lekut," thotë BERZH. 

Veçanërisht në periudhën 2015-2016 Shqipëria u shndërrua një nga prodhuesit kryesor të botës për kanabisin, ndërkohë që në dy vitet e fundit është bërë edhe ura kryesore e trafikut të kokainës për në Europë.

Flukset e mëdha të narkoeurove, përveçse kanë goditur kursin e këmbimit kanë patur edhe një sërë efektesh të tjera negative për ekonominë. Por përveç efekteve ekonomike, ato kanë fuqizuar krimin e organizuar, e kanë shndërruar Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Europë si dhe kanë ushqyer korrupsionin dhe manipulimin e zgjedhjeve.   

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Latif08/11/2018 17:12

Mirmengjes Banka Boterore!

Shto koment

Denonco