‘Shkrihet’ Hetimi Tatimor, shkarkohet drejtori dhe 21 inspektorë. Emrat

‘Shkrihet’ Hetimi Tatimor, shkarkohet drejtori dhe 21 inspektorë. Emrat

22:56, 07/11/2018
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj,ka “tundur shpatën” sot dhe ka rekomanduar shkarkimin e drejtorit si dhe 21 inspektorëve  te Hetimi Tatimor në Shkodër.

Sipas ministres, 14 inspektorë të tjerë janë paralajmëruar, pasi u gjetën shkelje të rregullave të inspektimit, apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentit përkatës.

Ministrja tha gjithashtu se janë proceduar edhe 4 ish-punonjës të ZVRPP Kavajë, për të cilët Gjykata e Apelit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga ana e Policisë së Shtetit janë referuar materialet në Prokurori edhe për një ish-kryetar komune në Lezhë dhe 2 ish-komisionerë për ndarjen e tokave në Velipojë të Shkodrës për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve.

Më poshtë dokumentime emrat të cilët janë propozuar për largim nga puna në Drejtorinë e Hetimit Tatimor.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco