Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Edhe një tjetër bankë drejt shitjes

Edhe një tjetër bankë drejt shitjes

16:41, 06/11/2018
A+ Aa A-

Pas NBG Bank, një tjetër bankë e huaj që operon në vendin tonë është drejt shitjes. Burimet bëjnë me dije se francezët kishin 100 për qind të aksioneve të General Societe Albania, pasi kishin blerë 11.11 për qind të aksioneve që zotëronte pala shqiptare.

Sipas të dhënave të deritanishme, përfaqësuesit e Societe General Albania kanë hyrë në diskutime me OTP-në për shitjen e aksioneve për shumën 32.5 milionë euro. Palët kanë nisur diskutimet që prej muajit gusht.

Ndërkohë grupi hungarez synon zgjerimin edhe në vende të tjera të Ballkanit, në Bullgari, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi. Ky grup ka tentuar edhe gjatë viteve të shkuara që të hyjë në tregun bankar të Shqipërisë.

Tashmë pritet që të finalizohet marrëveshja e të merret autorizimi për këtë transaksion nga Banka e Shqipërisë. Kjo është banka e katërt me kapital të Bashkimit Europian që po largohet nga tregu shqiptar.

Societe Generale ka 6% të depozitave të shqiptarëve, 9% të stokut të kredive në vend dhe 426 punonjës. Banka franceze hyri në tregun tonë në 2007-n, përmes blerjes të shumicës së aksioneve të Bankës Popullore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco