Qeveria i rikthehet avazit të vjetër, profesionet e lira do tatohen, ja sa dhe kush do të preken

Qeveria i rikthehet avazit të vjetër, profesionet e lira do tatohen, ja sa dhe kush do të preken

16:30, 06/11/2018
A+ Aa A-

Qeveria i rikthehet idesë së vjetër për tatimin e profesioneve të lira që kanë marrë licencë si persona fizikë, apo dhe biznese në këtë status. Të gjitha këto kategori, do të përfshihen në një skemë për mos shmangie e tatimit mbi të ardhurat personale.

Gjate prezantimi të paketës fiskale në komisionin e Ekonomisë, ministri i financave tha se përmes statusit “person fizik” shumë qytetarë kanë paguar më pak taksa nëse ata do ta ushtronin profesion si të punësuar.

“Nga të punësuarit kanë dalë persona fizikë që kanë shmangur 23%. Ka një klasë intelektualësh që do ta diskutojmë në detaje që kanë të ardhura 2 milionë euro dhe kanë përfituar logjika zero e tatimit e personave fizik. E dini që ka kompani kanë të ardhurën 2 milionë euro dhe nuk paguajnë asnjë lekë dhe këtë do ta korrigjojmë tani”, tha ministri.

Këtu futen shërbimet që japin juristë, financiarë, mjekë, inxhinierë e me radhë me dhjetëra profesione, të cilat mund të marrin licencë për të dhënë shërbime. Po ashtu në paketën e re fiskale do të tatohen fitimet nga shitja jashtë vendit e aksioneve të kompanive që shfrytëzojnë pasuritë e Shqipërisë.

Ndërkohë vitin e ardhshëm aksionerët e bizneseve të mëdha nuk do të paguajnë më 15 për qind tatim mbi dividentin kur shpërndajnë fitimet, por vetëm 8 për qind.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco