Falas, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës nga kompani indiane?! Eksperti: Tragji-komike, mos u gëzoni!

Falas, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës nga kompani indiane?! Eksperti: Tragji-komike, mos u gëzoni!

09:38, 06/11/2018
A+ Aa A-

Zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës, a do të kryhet falas nga firma private? Kësaj pyetje i është përgjigjur eksperti i ekonomisë, Zef Preçi. “Ndërtimi i rrugës në fjalë është nje oferte e pakërkuar, domethënë një firmë private me mbështetje të fortë politike dhe me burime financiare disponibël që minimalisht duhet të jenë disa qindra milionë euro, i është ofruar qeverisë për të marrë kontratën në fjalë dhe ka siguruar aprovimin e saj, - sqaron Preçi në Shekulli.

“ Sipas shtypit pranë qeverisë, bëhet fjalë për një kompani indiane - gjithmonë gjendet ndonjë emër i huaj, pak a shumë si në kohën e konkuistadorëve europianë, që jepnin copa pasqyrash dhe merrnin në këmbim thesaret e Botës së Re” - e përfaqësuar në Shqipëri nga AlbStar dhe Trema Engeenering, të cilat propozojnë ta bëjnë me gjashtë korsi rrugën më të përdorshme në vend, kundrejt pagesës që do të ishte 2 euro për autoveturat dhe 5 euro për automjetet më të mëdha.

...Këto ditë behet me dije se Qeveria e ka listuar rrugën Tiranë Durrës, në listën e akseve që do të jepen me koncesion duke përcaktuar një tavan kostoje 49.1 miliardë lekë ose 20 miliardë lekë më shumë nga projekti i italianëve.

Në qëndrimin zyrtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, të zt. Ahmetaj thekson se ky investim në formën e partneritetit publik privat (PPP) nuk do të ketë garanci buxhetore, gjë që lidhet me rëndësinë strategjike të kësaj arterie të rëndësishme të vendit.

Domethënë të ardhurat për operatorin privat janë të garantuara, duke i vjelë drejtpërdrejt nga mjetet motorike që do të kalojnë në këtë rrugë...

Deri në ditën e sotme, si në shumicën e PPP-ve të tjera, nuk ka asnjë studim fizibiliteti të certifikuar përmes të cilit qytetarët, votuesit e taksapaguesit të mund të gjykonin në mënyrë krahasuese rreth dobisë së këtij investimi.

...Ky projekt, sipas ministrit Ahmetaj, nuk do të paguhet nëpërmjet buxhetit. Ndërtimi i tij do të financohet fillimisht nëpërmjet investitorëve me anë të Partneritetit Publik Privat dhe për kalimin e rrugës do t’i vendoset një tarifë. Mendoj se një trajtim i tillë semplist dhe që konsideron buxhet vetëm fondet që xhirohen nga thesari i shtetit, ka nevojë të korrigjohet.

E para, se nuk jemi ende në fushatë elektorale kur mund të brockulliset gjithçka dhe “delet” vetëm dëgjojnë “të ardhmen e ndritur që ju ofrojnë prijësat e vetëzgjedhur…”.

E dyta, qeveria dhe çdo anëtar i saj duhet të dinë se janë mandatuar për të rritur nivelin e mirëqenies së qytetarëve të vendit dhe jo për të bërë të kundërtën duke i varfëruar ata.

Kështu, edhe pse nevojat në infrastrukturë janë të mëdha, çfarëdo takse a tarife shtesë, edhe kur nuk del direkt nga thesari i shtetit, por del nga xhepat e varfër të qytetarëve shqiptarë duhet llogaritur me kujdes. Është përgjegjësi elementare e qeverisë që të mbrojë interesat publike duke frenuar oreksin e shfrenuar të cilitdo klient oligark të saj, përndryshe zbehen dhe shkojnë drejt këputjes ato fije të padukshme që mbajnë të lidhur njerëzit me këtë vend. E sotmja tregon se kështu qeveria po qeveris një vend që po braktiset dite mbas dite nga qytetarët e tij qysh prej një dekade.

Duhet theksuar se nuk është e nevojshme të kesh shumë dijeni teknike e kulturë të gjerë profesionale për të kuptuar se qytetarët shqiptarë paguajnë mirëmbajtjen e ndërtimin e rrugëve, janë të vetmit në Europë me naftën më të keqe dhe me çmimin më të lartë, por edhe me rrogat më të ulta.

Prandaj, kjo përmbushje e ofertës së pakërkuar të oligarkut të radhës, qoftë edhe me frazën tragji-komike “Zero lekë nga buxheti i shtetit!” nuk duhet të gëzoje njeri në këtë vend, të paktën ata që ende besojnë se ky vend do të bëhet apo edhe ata që nuk kane se ku të shkojnë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd09/11/2018 18:26

Dmth mjeshtrat e qeverise shqiptare po detyrojne shqiptaret ta blejne autostraden dy here.

miri06/11/2018 19:49

Besoj se do ulet nafta tani dhe sdo paguajme takse per automjetet?

Arber06/11/2018 09:59

Cfare, plehrash qe jane. Nuk mjafton qe buxheti i shtetit mbushet me taksat qe i rriten por kerkojne te rrjepin me shume qytetaret e vet duke taksuar cdo rruge, dhe pa pike turpi thone spo dalin parate nga buxheti (por nga xhepat e shpuar te qytetareve).

Shto koment

Denonco