Kreditë afatgjata mbi 5 vjet në banka, më të lirat

Kreditë afatgjata mbi 5 vjet në banka, më të lirat

07:42, 05/11/2018
A+ Aa A-

Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për depozitat me afat maturimi 1 vjeçar në muajin shtator ishte vetëm 0.65%. Duke pasur parasysh se inflacioni është rreth 2%, atëhere kthimi real nga depozitat është negativ. Konkretisht, për një depozitë prej 200 mijë lekësh, interesi që merr pas një viti është 1,280 lekë, të cilës i zbritet dhe tatimi mbi të ardhurat prej 15%, duke e çuar shumën e përfituar në 1,088 lekë.

Që prej mesit të vitit 2011, shkruan Monitor, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një politikë lehtësuese monetare, e cila është shoqëruar me ulje të normës së interesit të kursimeve në lekë, që kanë zbritur nga 5% në më pak se 1% aktualisht.

Normat e ulëta të interesit kanë dekurajuar depozituesit. Në krahasim me janarin e vitit 2014, kursimet në lekë të individëve janë reduktuar me gati 137 miliardë lekë, ose 1 miliardë euro (nga 376 miliardë lekë në janar 2014, në 239 miliardë lekë në fund të shtatorit të këtij viti).

Përfitimin më të lartë mund ta merrni nëse I mbyllni kursimet për një afat më të gjatë. Për depozitat 60 mujore (5 vjeçare), norma mesatare e interesit vjetor në muajin shtator ishte 3.37%. Për kursimet tre vje[are përfitimi vjetor është 2.65%.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në fund të muajit shtator arriti në 985.5 miliardë lekë.

Ndërsa nga depozitat fitohet pak, konsumatorët, por edh ebizneset kanë avantazhin për të marrë kredi më të lira. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi mesatar i huasë në lekë në muajin shtator ishte 6.43%, nga 8% që ishte gati tre vjet më parë.
Më të lirat janë kreditë afatgjata, mbi 5 vjet, për të cilat duhet të paguash një interes vjetor prej 5.7%.
Të lira janë edhe kreditë në euro, norma e të cilave ishte 4.3% në shtator, ndonëse në rritje të lehtë në raport me një muaj më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco