Tatimet kapin 1400 biznese me shkelje, qindra e pësojnë vetëm prej kuponit

Tatimet kapin 1400 biznese me shkelje, qindra e pësojnë vetëm prej kuponit

14:12, 02/11/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Hetimit Tatimor kontrolloi në tetor 4170 biznese, nga të cilat 1422 u konstatuan me shkelje. Vlera e gjobave për to subjekte arriti në 45 milionë lekë. Operacioni u zhvilua në bizneset  që ushtrojnë veprimtari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë, si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin. 

Konkretisht, 18  bizneseve iu bllokuan ambientet për 30 ditë për moslëshim kuponi tatimor, kapur për herë të dytë. Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale. 

335 biznese janë konstatuar se nuk lëshonin kuponin tatimor dhe 344 të tjerë se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël” dhe 131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;

106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco