Thatësira e zgjatur në Shqipëri godet prodhimin e energjisë, kërkesa për import rrit çmimet

Thatësira e zgjatur në Shqipëri godet prodhimin e energjisë, kërkesa për import rrit çmimet

13:41, 02/11/2018
A+ Aa A-

 Një thatësirë e zgjatur, temperatura më të larta se mesatarja e muajve shtator-tetor ka ulur nivelet e ujit në Ballkanit Perëndimor, duke goditur prodhimin e hidrocentraleve dhe duke ngritur çmimet e energjisë elektrike, shkruan Reuters.

Përgjatë lumenjve Danub dhe Dava, rëra e thatë e fshehur për dekada u shfa teksa ujërat u ulën gradualisht prej reshjeve të pakta.

Lundrimi përgjatë rrjedhës së Danubir në Hungari është ndaluar ose është shumë i ngadaltë. Prodhimi ditor nga HEC-et e Serbisë ka rënë me 20% në 15 milionë kWh, siç tha në një email kompania serbe e energjisë elektrike, ESP.

“Arsyeja kryesore është niveli i ulët i ujit në të gjithë ujësmbledhësit, jo vetëm në Serbi, por kudo gjetkë në rajon”, tha ESP.

Çmimet e energjisë elektrike në shkëmbimet midis Serbisë dhe Kroacisë janë rritur me më shumë se 30% që nga fillimi i vitit 2018 dhe kompanitë e energjisë në rajon, veçanërisht në Shqipëri që mbështetet në prodhimin nga hidrocentralet, janë detyruar të importojnë për të përmbushur kërkesën.

Kompania serbe e energjisë elektrike tha se prodhimi i përgjithshëm ditor, përfshirë impiantet me qymyr, ishte rreth 86 milionë kWh dhe se po e plotësonte kërkesën me blerje të përditshme prej 0.8 milionë kWh nga burime të tjera. Kërkesat nga Ballkani gjithashtu kanë çuar në rritjen e çmimeve në Hungarinë fqinjë, tha një kompani tjetër./SYRI.NET

 

.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco