Pasi ia mori investimet e huaja, Maqedonia po merr edhe bizneset shqiptare

Pasi ia mori investimet e huaja, Maqedonia po merr edhe bizneset shqiptare

10:08, 02/11/2018
A+ Aa A-

Maqedonia është vlerësuar mjaft pozitivisht në raportin e fundit të bankës Botërore “Doing Business 2019: u rendit e para në rajon dhe e dhjeta në botë për klimën e të bërit biznes në raportin e fundit të Bankës Botërore “Doing Business 2019”.

Për shkak të lehtësirave fiskale që ka, në Maqedoni po emigrojnë edhe kompanitë e mëdha që ishin vendosur në Shqipëri:

Monitor njofton se kompania Sagen në shtator të këtij viti nisi investimin Maqedoni për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë ilaçe, 20 milionë euro dhe punësimin e 300 personave.

Grupi më i madh në Shqipëri, Balfin, njoftoi se do të investojë 100 milionë euro këtë vit në një projekt që kushton gjithsej rreth 180 milionë euro, në zhvillimin e një zone shumëfunksionale në periferi të Shkupit në Maqedoni.

Kompania Agna Group gjithashtu ka lajmëruar për zhvillimin e një linje prodhimi për biskotat në Maqedoni, e cila është projektuar të jetë më e madhja në Rajon.

Në lehtësitë e pagesës së taksave Shqipëria u rendit e 122-ta e në botë, ndërsa Maqedonia e 31 në botë. Barra fiskale në Maqedoni është më e ulëta në rajon dhe në Shqipëri më e larta. /Monitor

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodran02/11/2018 10:30

Po normal,skan pse bejne bashepronar Edi Ramen bashke me bandat e tij...

Shto koment

Denonco