Rritje e ndjeshme e akcizës së duhanit në 2019, sa ishte dhe sa bëhet

Rritje e ndjeshme e akcizës së duhanit në 2019, sa ishte dhe sa bëhet

08:30, 02/11/2018
A+ Aa A-

Qeveria ka propozua rtë rrisë ndjeshëm akcizën e duhanit në kuadër të paketës fiskale të vitit 2019.  Në projektligjin e paraqitur në Kuvend synohet ndryshimi i nivelit të akcizës për produktin e duhanit të grirë, purot, cigarillos dhe cigaret me zëvendësues duhani dhe shtimin e një produkti të ri “duhan me ngrohje”

Ndryshimi i nivelit të akcizës vjen me rritje për produktin e duhanit të grirë, purot, cigarillos dhe cigaret me zëvendësues duhani.

Ligji aktual nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë ” të ndryshuar, ka parashikuar për kategorinë “Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit”, nivelin e taksimit në masën 4400 lekë/kg. Kurse me anë të këtij projektligji, propozohet që për këtë kategori niveli i akcizës të rritet në masën 6000 lekë/kg.

Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit janë  4400 lekë/kg e tani propozohet 6000 lekë/kg.

 Ky propozim bëhet me qëllim përafrimin apo barazimin e taksimit të produkteve të kësaj kategorie me kategorinë “Cigare që përmbajnë duhan”, ku propozohet që niveli i taksimit të bëhet 6000 lekë/kg, në të njëjtën masë të parashikuar në kalendarin e taksimit të cigareve më 1 janar 2019.

Referuar të dhënave për shtetet Kosovë dhe Maqedoni, rezulton se për këto dy kategori, niveli i taksimit për njësi konvencionale është i njëjtë.

Me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për duhanin e grirë të paktën 60 euro për kg, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së, thuhet në projekligj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Arber02/11/2018 10:32

    Sa te ndyre qe jane. Vetem per taksat "kujdesen" qe ti kemi sa te BE-se, e sa per standartin e jeteses baraz me Afriken. Vec kesaj politikat e taksimit ne BE nuk eshte se jane dicka e bukur e per tu marre shembull. Barra e legjislacionit qe "prodhojne" eurokratet e BE-se eshte edhe nje nga shkaqet e pakenaqesise ne rritje te popujve Europiane. Politikat antikombetare karshi vendeve Europiane e pro Globaliste e ka kthyer BE-ne ne nje strulture burokratesh qe shtyp pupujt Europiane per llogari te biznesit te madh nderkombetar. Pyetja ime eshte kjo. Po kur te shkaterrohet BE (per nja 2 vjet maksimumi) si do i justifikojne taksat qe i marrin shpirtin njerezve? Dhe pyetja tjeter si do ta genjejne miletin kur nuk ka me "edhe pak do shkojme ne Europe e do hame me luge floriri"?

    Shto koment

    Denonco