FMN në Tiranë javën tjetër, monitorim të zhvillimeve makroekonomike

FMN në Tiranë javën tjetër, monitorim të zhvillimeve makroekonomike

08:06, 02/11/2018
A+ Aa A-

Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen javën e ardhshme në Tiranë, në kuadrin e “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave.

Vizita e Fondit përkon me një moment deciziv të këtij viti, teksa buxheti i vitit 2019 është hartuar dhe është në fazë diskutimi, shkruan Monitor. FMN gjithnjë ka shprehur rezervat për projektet e partneritetit publik privat, duke i quajtur ato një rrezik domethënës fiskal. Në deklaratat e mëparshme, fondi ka kërkuar që ndikimi i këtyre projekte, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco