Tatimet kërcënojnë biznesin e vogël: Kujdes gabimet në kasa, ndryshe kaloni me TVSH

Tatimet kërcënojnë biznesin e vogël: Kujdes gabimet në kasa, ndryshe kaloni me TVSH

11:57, 08/09/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka tërhequr vëmendjen të gjithë tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH,  me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë që të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim. 

Drejtoria e Riskut  në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitetit të aktivitetit të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale.

Administrata Tatimore, bën me dije se është detyrim i tatimpaguesve që të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale pranë Drejtorive Rajonale  Tatimore, ku subjekti ushtron aktivitetin, sipas  procesverbalit përkatës.

Çdo mosraportim i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpaguesit, sjell ndryshim nga ana e administratës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjësisë tatimore, nga ajo ekzistuese  në përgjegjësi tatimore “Biznes i vogël me TVSH”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco