Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Mashtrimi me pagesat me kartë, BE-ja miraton rregullat e reja

Mashtrimi me pagesat me kartë, BE-ja miraton rregullat e reja

10:18, 04/09/2018
A+ Aa A-

Bashkimi Europian ka miratuar rregulla të reja me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimi me pagesa jo cash, siç janë pagesat me kartë, përmes celularit apo me monedha virtuale.

Deputetët theksuan se boshllëqet dhe ndryshimet midis ligjeve të vendeve të BE-së mund të pengojnë parandalimin, zbulimin dhe dënimin e këtyre krimeve.

Rregullat e reja parashikojnë 3 deri në 5 vjet burg, një dënim minimal varësisht veprës penale në rastet kur një gjyqtar vendos dënimin me burg për mashtrim. Në fushën e veprave penale do të përfshihen transaksionet e kryera në monedhë virtuale, shkruan Scan.tv. Po ashtu, një tjetër pikë kyçe është edhe përforcimi i ndihmës për viktimat e mashtrimit, siç është mbështetja psikologjike, këshillimi për çështjet financiare si dhe ndihmë ligjore falas për ata që nuk kanë mundësi ekonomike.

Pjesë e rregullave të reja janë edhe fushatat si dhe informacionet on-line me shembuj praktikë të rasteve të mashtrimit.

Dixhitalizimi ka transformuar mënyrën e pagesave dhe pagesat jo-cash janë vazhdimisht në rritje në epokën dixhitale. Kjo ka bërë që të rritet numri i mashtrimeve me karta apo duke përdorur teknologji më të reja siç janë skimming apo phishing, një burim i rëndësishëm i të ardhurave për krimin e organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco