Anketimi i vetë qeverisë zbulon korrupsionin, ja sa për qind e bizneseve paguajnë ryshfet

Anketimi i vetë qeverisë zbulon korrupsionin, ja sa për qind e bizneseve paguajnë ryshfet

16:33, 03/09/2018
A+ Aa A-

Rreth 23% e bizneseve pohojnë se gjatë kontrolleve që janë ushtruar nga inspektorë të ndryshëm, u është kërkuar ryshfet në këmbim të mos raportimit të shkeljes. Anketa është zhvilluar nga Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, e cila ka marrë një kampion prej 587 sipërmarrësish.

Eksperti kontabël Bujar Bendo sqaron në një intervistë për televizionin Klan se dukuritë e korrupsionit janë më të përhapura me biznesin e vogël.

“Më shumë nga këto dukuri është i prekur biznesi i vogël sepse është edhe më i painformuar dhe i frikësuar nga gjobat”.

Anketimi po ashtu pranon se reforma për koordinimin e inspektimeve nuk ka funksionuar si duhet. Në 70% të rasteve ata nuk njoftohen, ndërsa 33% e bizneseve shprehen se gjatë ushtrimit të kontrolleve inspektorët nuk kanë patur autorizim.

“Rasti më tipik për ta shpjeguar këtë janë kontrollet e kësaj vere. Më vete ishin tatimet, më vete mjedisi, më vete AKU”.

Ekspertët rekomandojnë që ligji të mos lejojë shumë hapësira për interpretim.

“Kemi rastin e gjobave që thuhet nga 250 mijë deri në 2 milionë e gjysëm. Kjo nxit korrupsionin”.

Bizneset raportojnë në anketë se në më shumë se gjysmën e kontrolleve, inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba ose të pezullojnë aktivitetin. Nisur nga këto raste, zyra e kryeministrit ka krijuar portalin “Shqipëria që duam”, për të raportuar ankesat ndaj administratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco