'Investimet në fabrika, Shqipëria e fundit në rajon'

'Investimet në fabrika, Shqipëria e fundit në rajon'

07:34, 30/08/2018
A+ Aa A-

Shqipëria renditet ndër vendet më nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte në Rajon pas Serbisë, por nga ana tjetër ka përqindjen më të ulët të IHD-ve në fabrika.

Sipas të dhënave nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në vitin 2016 vetëm 10 për qind e investimeve të huaja në Shqipëri ishin në fabrika, teksa në vendet e tjera të Rajonit kjo është më e lartë.

Në Maqedoni rreth 58 për qind e IHD-ve janë të përqendruara në fabrika, në Serbi 35.2% dhe në Bosnje 27.1%. Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përbëjnë një treg jo më shumë se 20 milionë banorësh por struktura e tyre është shumë ndryshime dhe po të tilla janë edhe politikat e investimeve.

Në Malin e Zi, investimet e huaja Direkte janë të përqnderuara në sektorin e turizimit dhe pasurive të paluajtshme, ndërsa në Shqipëri, hyrjet neto të iHD-ve ishin të lidhura me projekte të mëdha investimi.

Në Serbi dhe Maqedoni hyjer e investimeve janë në fabrika dhe kryeisht në industrinë automative, gjithashtu edhe në Bosnjë.

Sakaq Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC) ka hartuar planin e përbashkët për tërheqjen e investimeve Direkte në rajon. investimet në infrastrukturë do të jenë projekt pilot për të tërhequr investimet, por gjithashtu kjo do të jetë baza për tërheqjen e investimeve në të ardhmen për sektorë të tjerë të ekonomisë, si turizmi, dhe industria.

Në një analizë të detajuar për këtë çështje RCC referon se, disa sektorë do të jenë me interes për të gjitha ekonomitë për investime, ndërsa disa sektorë mund të kenë interes më pak. Për rrjedhojë vendet e rajonit duhet të vendosin sektorë prioritarë të përbashkët, për të thithur investimet dhe kjo është gjetur. E para është infrastruktura.

Objektivi i strategjisë Tërheqja e iHD-ve “shumëfishuese” zgjedh investimet në infrastrukturë si projekt pilot që do të përmirësojnë biznesin rajonal dhe klimën e investimeve dhe që të veprojë si katalizator për investime të mëtejshme në sektorë të tjerë./Monitor

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco