Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Pushimet, luks për shqiptarët, KE: 60% e familjeve nuk përballojnë dot as një javë

Pushimet, luks për shqiptarët, KE: 60% e familjeve nuk përballojnë dot as një javë

20:07, 22/07/2018
A+ Aa A-

Sezoni turistik ka hyrë në pjesën më kulmore, por për shumicën e shqiptarëve pushimet janë një luks që nuk mund ta përballojnë.

Sipas Barometrit të Ballkanit, një vrojtim i financuar nga Komisioni Europian, mbi 65 për qind e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura për të përballuar një javë pushime.

Kjo do të thotë nga 2.8 milionë shqiptarë, 1.8 milionë prej tyre nuk mund të bëjnë dot asnjë javë pushim.

Kjo është shifra më e lartë në rajon me diferencë të theksuar nga vendet e tjera fqinje. Vendi i dytë që numrin më të madh të familjeve që nuk mund të përballojnë pushimet është Serbia.

Sipas vrojtimit, mbi 47 për qind e familjeve sebre nuk kanë të ardhura të përballojnë një javë pushime, ndërsa më pas renditen Maqedonia me 44 për qind, Kosova me 40 për qind dhe Mali i Zi me 38 për qind.

Vetëm 8 mijë lekë për familje

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2015 familjet shqiptare shpenzuan 6.1 miliardë lekë, ose rreth 45 milionë euro për pushime. Shifra është llogaritur nga anketa e buxhetit të familjeve dhe përfshin si shpenzimet për pushime brenda vendit, ashtu dhe ato për udhëtime jashtë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 750 mijë familje. Kjo, sipas INSTAT-it do të thotë që mesatarisht një familje shpenzon vetëm 8.100 lekë në vit për të pushuar.

Image

Krahasuar me vendet e zhvilluara, shpenzimet e shqiptarëve për pushime janë gati të papërfillshme. Në Amerikë, një familje shpenzon mesatarisht 2.500 dollarë në vit për pushime, ndërsa në Britani familja mesatare shpenzon 1.800 dollarë për të pushuar.

Por pse në Shqipëri shifra rezulton deri në 30 herë më pak sesa në Perëndim? Arsyeja lidhet vetëm me një fakt: atë se për shumë familje shqiptare, pushimi është luks.

INSTAT e llogarit shifrën mesatare që një familje shpenzon për pushime duke pjesëtuar shumën totale në rang kombëtar me numrin e familjeve. Fondi total prej 45 milionë eurosh shpenzohet vetëm nga një pjesë e familjeve, ato që kanë mundësi të kryejnë pushime, ndërkohë që një pjesë e madhe e familjeve nuk bëjnë pushime fare, për shkak se nuk mund t’i përballojnë ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco