Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Konfindustria vë alarmin për rritjen 120% të lejeve të ndërtimit: Fluks parash të dyshimta nga jashtë vendit

Konfindustria vë alarmin për rritjen 120% të lejeve të ndërtimit: Fluks parash të dyshimta nga jashtë vendit

12:55, 22/07/2018
A+ Aa A-

Konfindustria ka vënë alarmin për rritjen me 120% të numrit të lejeve të ndërtimit tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremuajorin e vitit 2017; po ashtu, është rritur 200% sipërfaqja e ndërtimit. Këto shifra e kanë çuar Konfindustrinë të bëjë paralajmërimin se po shfaqen shenja të dukshme për rrezikun e krijimit të piramidave në sektorin e ndërtimeve urbane.

Sipas Konfindustrisë, shtimi i kërkesave për leje dhe sipërfaqeve të ndërtimit nuk justifikohet me rritjen ekonomike të viteve të fundit, e cila është e ulët, nuk e kalon mesataren e 3.5% të PPB.  Po ashtu, nuk gjen përgjgije as në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, pasi kreditimi bankar për shtëpi për qytetarët është në rënie si dhe depozitat, kursimet e qytetarëve. Të gjitha këto tregojnë rrezikun e flluskave financiare në sektorin e ndërtimit ose  shfaqjen e trysnisë së financimeve me burime joformale.

Sipas Konfindustrisë, mundet që frika nga Vettingu në sistemin e drejtësisë etj. krahas trysnisë nga agjencitë ndërkombëtare të sigurisë, po shton fluksin e parave me origjinë të dyshimtë nga jashtë që po kërkon të investohet në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco