Ulet dollari, Trump akuzon BE dhe Kinën për manipulimin e valutave

Ulet dollari, Trump akuzon BE dhe Kinën për manipulimin e valutave

12:43, 22/07/2018
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump ka shtuar kritikat mbi politikat monetare në botë, përfshirë bankën qendrore të vetë Shteteve të Bashkuara, duke përmendur në Twitter se shumë vende po manipulojnë valutat.  Komentet vijnë pak ditë pasi presidenti akuzoi partnerët tregtar të vendit përfshirë Kinën dhe Bashkimin Europian dhe tha se Amerikës i duhet një dollar i dobët. Menjëherë pas komenteve të tij, euro, juani dhe jeni japonez, u fuqizuan kundër dollarit amerikan, përcjell Scan.tv.. Indeksi i dollarit, që mat performancën e valutës kundër shportës kryesore, ra me 0.6%.

Trump vlerësoi se disbalancat në valuta po i kushtojnë SHBA 150 miliardë dollarë, në tregtinë me Bashkimin Europian. “Ata po fitojnë para lehtësisht dhe valuta e tyre po bie. Në Kinë, juani ka rënë ndjeshëm ndërsa dollari po vazhdon të rritet. Kjo na vendos në disavantazh”, tha Trump. “Ekzistojnë shqetësime mbi mungesën e progresit nga Kina në korrigjimin e disbalancave në tregti dhe i bëjmë thirrje vendit që të krijojë një fushë loje më reciproke për punëtorët dhe firmat amerikane”, deklaroi Thesari në SHBA.

Trump tha se vendimi i tij për të vendosur tarifa në miliarda dollarë mallra të importet është pjesë e një strategjie për të krijuar rregulla të drejta të lojës, që sipas tij janë vënë në rrezik pjesërisht prej tkurrjes monetare në SHBA, ndërkohë që bankat e tjera qendrore përdorin ende stimuj monetarë.  Është e pazakontë që një president të kritikojë hapur politikat monetare, pavarësisht se Trump ka thënë se nuk është shqetësuar se komentet e tij do të rrezikojnë pavarësinë e Rezervës Federale.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco