Si dështuan Bankat e Investimeve për të parashikuar fituesin e Kupës së Botës

Si dështuan Bankat e Investimeve për të parashikuar fituesin e Kupës së Botës

20:12, 16/07/2018
A+ Aa A-

Në vitet e fundit, ‘evangjelistët’ e teknologjisë kanë përdorur fuqinë e të dhënave për të parashikuar të ardhmen dhe për të marrë vendime të rëndësishme për gjithçka, nga ekonomia, në punën e punonjësve. Sidoqoftë, herë pas here ka marzhe gabimi – nga sondazhet që gabuan rreth presidencës së Donald Trump-it apo, ndaj parashikimit të Brexit. Këta na kujtojnë se analitika e të dhënave ka kufijtë e saj. Duke parë se si bankat e mëdha dështuan në lidhje me parashikimin e fituesit të Kupës së Botës, kjo është një kujtesë e kthjellët se sa të gabueshme janë edhe modelet më të sofistikuara statistikore.

Tashmë është bërë traditë të bërit parashikime duke përdorur logaritme të sofistikuar dhe modele statistikore. Por, rekordet mbeten të ulëta në goditjen në shenjë, shkruan The Guardian, raporton Monitor.

Para fillimit të turneut, një numër bankash investuese ndërtuan modele kompjuterike të sofistikuara për të provuar dhe për të parashikuar fituesit e Kupës së Botës Rusi 2018, nëpërmjet fuqisë së analitikës së të dhënave. Mund të duket e çuditshme që institucionet financiare konkurrojnë të jenë të parët në këtë drejtim, por ata e bëjnë atë si një model statistikor. Teoria është se nëse ata janë të mirë në parashikimin e Kupës së Botës, ata duhet të jenë gjithashtu të mirë në parashikimin e drejtimit të tregjeve. Pa dyshim, megjithatë, shumë nga të gjitha parashikimet e bankave të mëdha kanë qenë në drejtim të gabuar.

Le të fillojmë me Goldman Sachs. Banka e famshme ndërkombëtare zhvilloi një algoritëm të veçantë, që furnizohet me “Big Data” dhe i “automatizuar” nga “machine learning”, për të parashikuar jo vetëm se cila Kombëtare do ta fitonte kompeticionin në Rusi, por për të kuptuar edhe se si do të shkonte çdo ndeshje në Botërorin e Futbollit, nga faza e grupeve e deri te finalja. Sistemi i Inteligjencës Artificiale të Goldman Sachs përcaktonte skuadrat që do të kalonin fazën e grupeve dhe si rrjedhojë, sipas këtij tij, çiftet e fazës së 1/8-ave në Rusi 2018 do të ishin: Francë-Islandë, Uruguai-Spanjë, Brazil-Meksikë, Belgjikë-Poloni, Portugali-Arabi Saudite, Argjentinë-Australi, Gjermani-Zvicër dhe Kolumbi-Angli. Sipas Goldman Sachs, Brazili do të ishte skuadra që do të fitonte Kampionatin Botëror Rusi 2018.

UBS ka pasur rezultat të njëjtë në përpjekjen për të parashikuar një fitues. Banka shumëkombëshe e Zvicrës ka përdorur rezultatet nga pesë kampionate të mëparshëm, duke analizuar faktorë si avantazhet e vendit pritës dhe vlerësimet Elo (një masë objektive e forcës së ekipit që shikon se sa mirë një ekip ka përformuar në të kaluarën) për të kryer një lloj modelimi statistikor . Kjo u dha atyre rezultatet e 10,000 turneve virtuale të cilat ata pastaj analizuan për të parë sa herë secila ekip fitoi. UBS parashikoi se Gjermania, Brazili dhe Spanja sdo të ishin ekipet më të mundshme për të fituar, me Gjermaninë si favoriten kryesore.

Banka me parashikimin më të suksesshëm ishte Nomura. Firma japoneze përdori teorinë e portofolit, me analistët që shpjegonin se ata shihnin “vlerën e lojtarëve në secilën skuadër, momentin e performancës së ekipit dhe ecurinë historike për të arritur në tre portofolet e skuadrave për të kryesuar”. Ata nxorën Francën si fituesin përfundimtar të Kupës së 21 të FIFA-s; edhe pse ata parashikonin se Franca do të luante me Spanjën në finale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco