Tatimet ultimatum bizneseve: Dorëzoni sot deklaratën e TVSH, përndryshe automatikisht…

Tatimet ultimatum bizneseve: Dorëzoni sot deklaratën e TVSH, përndryshe automatikisht…

11:19, 16/07/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, se sot është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së, për periudhat tatimore prill, maj dhe qershor 2018.

Tatimpaguesit, të cilët nuk do të përmbushin afatet e plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës së thjeshtuar, do të përfshihen automatikisht në përgjegjësinë tatimore të TVSH-së.

DPT, dëshiron të qartësojë gjithashtu se, mosdorëzimi i deklaratës brenda afatit shoqërohet me një penalitet prej 5,000 lekë. Ndërsa, nuk do të ketë asnjë penalizim nga ana e administratës tatimore në rast se konstatohet se deklarata e thjeshtuar e TVSH-së është plotësuar me gabime.

Për të shmangur çdo gabim të mundshëm ose nëse keni paqartësi, ju ftojmë që të shfrytëzoni të gjithë infrastrukturën e nevojshme që administrata tatimore ka vënë në dispozicion për mbarëvajtjen e këtij procesi. Ju mund të vizitoni “Këndin e Asistencës”, dedikuar biznesit të vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive).

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku operatorët tanë do t’ju ofrojnë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco