TVSH e biznesit të vogël, ja afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së thjeshtuar

TVSH e biznesit të vogël, ja afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së thjeshtuar

22:29, 14/07/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton të gjithë tatimpaguesit që janë përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH se detyrimin për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar, duhet ta bëjnë brenda datës 16 Korrik 2018.

Sipas njoftimit, thuhet se Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci15/07/2018 06:49

Nga psikopati kryeminister qe kemi e qe smer vesh nga ekonomia se kupton dot qe duke shtu pagesa te reja bizneseve i nxjer shume nga ata jashte skemes funksionimit. Bizneset e vogla ne Shqipni jane biznese mbijetese ne shumicen e rasteve. Ato nuk bejn me shum se 10 miljon leke te vjetra fitim. E ato leke jane vec per mbijetese sa per nje familje. Asi studim sbohet takast vendore jan 20% ne vit mesatarja. Shto dhe pagesat e tvsh shum prej tyre do dalin jashte skemes mbijeteses. E ca do bejn ata o evazion fiskal o tregti pa pike shitje o nai gje tjeter qe i siguron mbijetesen. Shto dhe perceptimin e njerve qe paret e shtetit bohen rrush e kumblla mendoni sa deshire kan njerzit me i dhen lek shtetit.

Shto koment

Denonco