Punësime dhe zgjerim në Shqipëri, shtrirje drejt Malit të Zi/ ‘Boom-i’ i kompanisë shqiptare

Punësime dhe zgjerim në Shqipëri, shtrirje drejt Malit të Zi/ ‘Boom-i’ i kompanisë shqiptare

14:44, 18/06/2018
A+ Aa A-

Në kohën kur ekonomia globale, por edhe ajo shqiptare nuk notojnë në ujërat më të qeta të mundshme të 20 viteve të fundit, dhe kur papunësia është një plagë sociale që e ka prekur të gjithë kontinetin evropian prej mëse 15 vitesh me një impakt më të fortë, një kompani shqiptare po përgatitet ta dyfishojë aktivitetin e saj, duke e shtrirë veprimtarinë edhe në një tjetër shtet të Ballkanit, perveç tre të tjerëve ku operon aktualisht. 

Që kur u bë pjesë e grupit Balfin në vitin 2011, Jumbo, dyqani mëi madh i lodrave në Ballkan, ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve të saj.

JUMBO nën emrin e Kid Zone u hap fillimisht në Nëntor të vitit 2011 në qendrën më të madhe tregtare TEG dhe një vit më vonë, në 27 Nëntor 2012 edhe në QTU.

Duke parë suksesin e madh të rrjeteve të dyqaneve të tipit “retail store” në Greqi, Qipro, Bullgari, Rumani etj, JUMBO erdhi si kërkesë e tregut shqiptar dhe si i tillë u përqafua menjëherë nga tregu vendas.

Pika më e fortë e JUMBO-s, ajo çka e bën atë të jetë ndryshe nga ofruesit e tjerë në treg është shumëllojshmëria e produkteve të kategorive të ndryshme, pasi Jumbo është për të gjithë familjen. Gama e gjerë e produkteve, cilësia dhe çmimet ekonomike e ka bërë atë të jetë lider në treg në kategorinë e lodrave për fëmijë dhe jo vetëm.

Më në detaj, në JUMBO mund të gjenden që nga lodrat për fëmijë dhe artikujt sportivë, e deri tek ato të kopshtarisë, veshmbathjet, tekstile dhe dekor, aksesorë pastrimi dhe për kuzhinë, aksesorë kurimi, produkte për bebe, aksesorë makinash, zyre dhe shkollash, si dhe masteriale për party dhe kafshë shtëpiake.

Por kompania nuk mjaftohet vetëm me Shqipërinë, pasi suksesi i saj është ndër-rajonal.

2018, viti i hapit të madh përpara

Në fakt, viti 2018 është viti i zgjerimit të Jumbo-s. Ajo e nisi me këmbë të mbarë sivjet, duke hapur dy markete të reja në Shqipëri, një në qytetin e Fierit dhe një në Shkodër, por brenda sezonit të verës Jumbo do të jetë prezent edhe në qytetin e Durrësit.Gjithashtu planet e zgjerimitnuk përfundojnë me Shqipërinë, pasi në muajt korrik dhe gusht Jumbo do të hapë dy markete të reja në Kosovë, përkatësisht në Ferizaj dhe Mitrovicë, ndërsa vjeshta do ta gjejëkompaninë në një tjetër shtet, në Malin e Zi, duke hapur kështu marketin e parë Jumbo në Podgoricë, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë do të hapen dy markete të reja. Në fund të vitit Jumbo do të numërojë 16 markete në total, nga të cilat 5 në Shqipëri, 6 në Kosovë, 4 në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 1 në Malin e Zi.

Image

Dyfishim i punonjësve, ngritje në karrierë dhe pozicione vakante

Besimi tëk punonjësit, njohja e meritave dhe e kontributit, emotivon stafin e JUMBO-s dhe i ndihmon ata në rrugën e promovimit.Kompania vlerëson dhe inkurajon performancën individuale dhe vetëm gjatë vitit të kaluar numërohen rreth 20 promovime në pozicine të rëndësishmë brendasaj.

Aktualisht JUMBO ka 354 të punësuar në tre shtetet ku operon dhe me zgjerimin e saj kompania pritet që thuajse të dyfishohet brenda vitit 2018, duke e çuar numrin në rreth 620 punonjës.

Aktalisht ka 40 vende vakante vetëm në Shqipëri, në prag të hapjes së dyqanit të ri në Durrës, plus dy vende në administratën e kompanisë. Pozicionet më të kërkuara janë ato si menaxher dyqani dhe sistemues-kasier, por nuk janë të vetmet.

Të interesuarit mund t’i zbulojnë vendet e lira dhe të aplikojnë nëpërmjet faqes së kompanisë në Ueb, www.jumbo.al, rrjeteve sociale, ose e-mail-it hr@jumbo.al.

Një histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila dëshmon meritokracinë dhe mundësinë për të bërë karrierë në kompani ështëshembulli i Almarin Liços, i cili e nisi si menaxher dyqani, ndërsa sot është Country Manager në Kosovë.

Përgjegjësia sociale e JUMBO-s

Jumbo, ashtu sikurse i gjithë Grupi Balfin, u është gjendur shpeshherë pranë fëmijëve në nevojë, duke qenë se është edhe njënga markat më të dashura për ta. Më 1 qershor të këtij viti, ajo zgjodhi ta festonte me nxënësit e komunitetit rom, të shkollës “Liria” në qytetin e Shkodrës, për tëcilët kishte përgatitur dhurata të posaçme. Ndërsa në fund-vitin 2017 Jumbo u dhuroi lodra fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës, si dhe fëmijëve autikë të qendrës “Pëllumbat”.

Kjo është një histori suksesi shqiptare, me një impakt jetik në jëtët e mijëra klientëve të kënaqur dhe punonjësve të motivuar anembanë Ballkanit.

JUMBOështë pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizem me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrine e fashionit dhe atë minerare, si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun,SPAR etj.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco