Ring-Ring... Qendra e Thirrjeve telefonon pa pushim bizneset, u kujton kuponin tatimor

Ring-Ring... Qendra e Thirrjeve telefonon pa pushim bizneset, u kujton kuponin tatimor

09:50, 18/06/2018
A+ Aa A-

Në kuadër të planit të masave të turizmit që po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Qendra e Thirrjeve informoi rreth 2,100 subjekte që janë klasifikuar me risk për këtë sektor. Kështu njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas saj, subjekteve, iu kujtuan rregullat dhe detyrimet bazë, të tilla si: shitja e çdo malli apo shërbimi me kupon apo faturë tatimore, deklarimi i punonjësve, deklarimi i pagesave dhe tatimeve në kohë për t’u mos u penalizuar, deklarimi i vlerës reale të xhiros, por edhe detyrimi për të kryer pagesën.

Të gjitha subjekteve u është dërguar një email i personalizuar për t’u njohur me këto të drejta dhe detyrime, por gjithashtu janë kontaktuar nga punonjësit e Qendrës së Thirrjeve edhe përmes telefonit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të njoftojë vazhdimisht tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike,  mbi zbatimin me korrektese të legjislacionit,  si dhe për vetëdeklarimin sipas afateve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco