Çfarë importon Shqipëria nga Koreja e Veriut Anije mallrash në portin e Durrësit

Çfarë importon Shqipëria nga Koreja e Veriut

13:42, 13/06/2018
A+ Aa A-

Pavarësisht distancës, sanksioneve dhe mungesës së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria me Korenë e Veriut, vendin më të izoluar të botës, ka shkëmbime tregtare, paçka se vetëm nga një kah, importet.

Të dhënat e Instat tregojnë se, eksportet tona drejt vendit diktatorial janë zero. Importet ndërkohë janë në vlera mjaft të vogla. Që nga viti 2005 e deri në vitin 2017, importet shqiptare nga Koreja e Veriut kapin vlerën e 313 milionë lekëve, që përkthehet në rreth 2.5 milionë euro.

Gjatë 5 viteve të fundit, importet janë ulur ndjeshëm, për të rënë në vetëm 4.3 milionë lekë në vit, shifër kjo krejtësisht e papërfillshme. Kjo është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e thellimit të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, të cilat i ka aplikuar edhe vendi ynë.

Sa i përket produkteve që Shqipëria importon nga vendi më i izoluar i botës ato janë kryesisht makineri të rënda, mjete transporti, apo plastikë, njofton scan.tv.

Paçka se është një ndër vendet më të varfra në botë po të kemi parasysh mirëqenien e qytetarëve të saj, Koreja e Veriut ka një industri relativisht të zhvilluar. Sanksionet e perëndimit e kanë goditur rëndë këtë industri gjatë viteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco