Çfarë po ndodh? Euro sërish në pikiatë, dështoi Banka e Shqipërisë?!

Çfarë po ndodh? Euro sërish në pikiatë, dështoi Banka e Shqipërisë?!

10:43, 13/06/2018
A+ Aa A-

Pavarësisht entuziazmit që u krijua pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, ku për pak ditë pati rritje domethënëse të vlerës së euros në shkëmbimin me lekun shqiptarë, monedha e BE për të dytën ditë rresht ka vijuar në rënie nga nivelet e larta prej 129.20 lekë.

Sot ajo në tregun valutor vendas, blihet me 126 lekë dhe shitet me 127.20 lekë.

Dollari amerikan blihet sot me 107.10 lekë dhe shitet me 108.30 lekë.

Parashikojmë luhatshmëri, dhe rënie drejt nivelit të 106.50 lekë.

Kurse Paundi britanik sot blihet me 143 lekë dhe shitet me 144.50 lekë. Presim luhatshmëri edhe në tregun e paundit britanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ekonomisti13/06/2018 12:43

Nuk ka Bank Shqiperie qe e forcon lekun. Perballe tij jane miliarda euro nga droga qe presim per tu pastruar ne Shqiperi. BSH ben kot si e mencur se disa dhjetra milion euro qe mund te bleje , nuk e ulin oferten disa miliardshe te euros. 1 euro do perfundoje shpejt me 120 leke , per mos thene edhe 115.

Shto koment

Denonco