Rama krijon dhe një drejtori të re për menaxhuar  dëmshpërblimet e ish të përndjekurve

Rama krijon dhe një drejtori të re për menaxhuar dëmshpërblimet e ish të përndjekurve

16:23, 23/05/2018
A+ Aa A-

Qeveria miratoi sot krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit.

Misioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit është sigurimi dhe realizimi i shërbimeve operacionale për qeverisjen e përgjithshme, që garanton paranë e gatshme për kryerjen e transaksioneve të pagesave.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit ka këto funksione dhe përgjegjësi kryesore:

Menaxhimin e mjeteve monetare për kryerjen e pagesave brenda kufijve të limitit të cash-it;

Kryerjen e pagesave në mënyrë të centralizuar dhe administrimin funksional të sistemit informatik financiar të qeverisë, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, për procesin e ekzekutimit të buxhetit të shtetit dhe të raportimit financiar;

Regjistrimin, kontrollin, kontabilizimin dhe përpunimin e informacionit të transaksioneve të qeverisjes së përgjithshme;

Llogaritjen e vlerës për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë në mënyrë proporcionale dhe sipas radhës së numrit të pagesave;

Menaxhimin e procesit të shpërndarjes së dëmshpërblimit financiar të ish- të dënuarve politikë me transparencë dhe në kohë;

Hartimin e akteve nënligjore, të cilat prekin fushën e përgjegjësisë së institucionit dhe i propozohen ministrit përgjegjës për financat.

Detyrat kryesore të degëve të thesarit janë:

a) Përmirësimi i kontrollit financiar;

b) Regjistrimi, dokumentimi, rakordimi dhe raportimi i realizimit të treguesve buxhetorë dhe i pasqyrave financiare të njësive shpenzuese të qeverisjes së përgjithshme;

c) Përmirësimi i menaxhimit të likuiditetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit organizohet në nivel qendror, nëpërmjet zyrës qendrore, si dhe në nivel vendor, nëpërmjet degëve të thesarit. Degët e thesarit në nivel vendor, në përbërje të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, krijohen me urdhrin e Kryeministrit për miratimin e organizimit të brendshëm të kësaj drejtorie, pas propozimit të ministrit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco