Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Tatimet gjobisin 2 mijë biznese

Tatimet gjobisin 2 mijë biznese

11:06, 23/05/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka raportuar mbi rezultatet e katër muajve të parë të vitit, ku janë kontrolluar 12,671 subjekte tregtare, nga të cilat 2,035  ose 16 % e subjekteve kanë rezultuar me shkelje në vlerën mbi 50 milionë lekë.

Mallrat e pashoqëruara me faturë tatimore zënë 45% të shkeljeve, rezultuar në gjobitjen e 923 subjekteve. Për moslëshim kuponi, janë penalizuar 276 subjekte tregtare, ndërsa 25 subjekteve u është mbyllur veprimtaria ekonomike për 30-ditë kalendarike, 116 subjekte janë konstatuar pa licencë.

Ndërkohë që një numër i lartë i subjekteve janë penalizuar për punonjës të padeklaruar në organin tatimor, shkruan scan.tv. Drejtoria e Hetimit Tatimor, gjithashtu e ka përqendruar punën edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit, zbulimit dhe goditjes të veprave penale në fushën e tatim-taksave. Për këtë janë bërë referimet e çështjeve në prokurori për 67 subjekte tregtare, për 7 vepra penale me 85 autorë, ku 12 autorë janë arrestuar dhe pjesa tjetër po hetohen në gjendje të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco