Keni euro për ‘thyer’? Njihuni me zhvillimet në tregun valutor

Keni euro për ‘thyer’? Njihuni me zhvillimet në tregun valutor

17:37, 21/05/2018
A+ Aa A-

Monedha e përbashkët evropiane e ka nisur me rënie javën e parafundit të muajit në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit të këmbimit të publikuar sot nga Banka e Shqipëri, 1 euro u këmbye me 1.27.04 lekë, 0.13 pikë më pak se një ditë më parë. Rënie pësoi edhe paundi britanik, që këtë të hënë u këmbye me 144.98 lekë, 0.42 pikë më pak se fundi i javës së kaluar. Ndërsa një rritje me 0.36 shënoi monedha amerikane, duke u këmbyer me 108.15 lekë.

Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, përballë kërkesës së dobët. Faktorët mbeten të njëjtë, burimet nga ekonomia informale, që po kanalizohen përmes ndërtimit, të ardhurat nga turistët që këtë vit pritet të jenë më të shumë në numër dhe faktorët e zakonshëm si eksportet, remitancat, pagesat e taksave nga bizneset që i kanë të ardhurat në euro, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco