Stërlina zhvlerësohet pas dasmës mbretërore, euro bie, dollari në ngjitje

Stërlina zhvlerësohet pas dasmës mbretërore, euro bie, dollari në ngjitje

09:59, 21/05/2018
A+ Aa A-

Tregu vendas i këmbimit valutor është hapur këtë javë me disa luhatje në grupin e valutave më të rëndësishme. Euro i është rikthyer rënies, duke kaluar sërish nën nivelin e 127 lekëve, ndërsa dollari amerikan vijon ngjitjen.

Valuta e përbashkët europiane këmbehet sot në 126.8 lekë në shitje dhe 127.5 lekë në blerje. Pasi kishte qëndruar për disa ditë e fiksuar në kursin e 127 lekëve, këtë javë euro rikthehet në rënie, teksa analistët së fundmi shpjegojnë këtë kurs me një shtim të konsiderueshëm të euros në ekonominë shqiptare.

Ndërkohë, dollari amerikan është forcuar me 0.5 pikë kundrejt lekut krahasuar me nivelin e javës së kaluar. Tashmë në kuotën e 108 lekëve në shitje dhe 109 lekëve në blerje, dollari qëndron në nivelet më të lartë që prej muajit Shkurt. Megjithatë, valuta e Shteteve të Bashkuara ka ende një rrugë shumë të gjatë për t’u rikthyer në vlerat e fundit të vitit të kaluar, kur këmbehej për 115 lekë.

Pas dasmës mbretërore, paundi britanik ka shënuar një rënie me gjysmë pike kundrejt lekut. Stërlina këmbehet sot për 145 lekë në blerje dhe 146 lekë në shitje. Pavarësisht entuziazmit që shoqëroi fundjavën, valuta është ndikuar nga paqartësitë që rëndojnë ekonominë, mbi faktin nëse Britania do të qëndrojë në unionin doganor të BE-së pas largimit nga blloku, shkruan scan.tv. Sa i takon valutave të tjera, dollari australian këmbehet për 81 lekë, dollari kanadez për 83.7 lekë, ndërsa franga zvicerane është e ndalur në nivelin e 108 lekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco