Konsumi në krizë/ Bien fitimet e biznesit dhe të ardhurat nga TVSH e brendshme

Konsumi në krizë/ Bien fitimet e biznesit dhe të ardhurat nga TVSH e brendshme

21:59, 20/05/2018
A+ Aa A-

Fitimet e biznesit shënuan rënie dyshifrore në tre muajt e parë të vitit, duke sinjalizuar për një situatë të vështirë financiare dhe rënie të shitjeve. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën Janar-Mars të këtij viti, të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin u ulën me 13.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke qenë 15 milionë dollarë më pak.

Më konkretisht nga 111 milionë dollarë Tatim Fitimi që u pagua për tremujorin e parë të vitit të kaluar, këtë vit shifra ra në 96 milionë dollarë.

Të ardhurat që mblidhen nga Tatim Fitimi, reflektojnë direkt fitimet e realizuara nga biznesi. Rënia e të ardhurave në buxhet me 13.4 për qind, dëshmon për rrudhje të fitimeve të biznesit në po të njëjtat përmasa.

Bie tvsh e brendshme

Por të ardhurat nga tatim fitimi nuk janë zëri i vetëm me rënie në buxhet. Një tjetër tregues që sinjalizon rënien e shitjeve dhe konsumit në ekonomi është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që mblidhet brenda vendit nga Administrata Tatimore.

Tvsh është taksa që mat direkt qarkullimin e mallrave në ekonomi, pasi ajo ngarkohet në masën 20 për qind të çmimit final për çdo produkt apo shërbim që shitet në treg.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave për tre muajt e parë të vitit të ardhurat nga TVSH, ishin në të njëjtin nivel të vitit të kaluar, rreth 92 milionë dollarë, ndërkohë që vetëm si pasojë e rritjes së çmimeve duhet të ishin rritur të paktën me 2.1 për qind.

Stanjacioni nominal i të ardhurave nga TVSH dëshmon se krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, këtë vit janë shitur më pak mallra dhe shërbime në treg duke sinjalizuar rënien e konsumit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco