Firma që prodhonte këpucë për Kombëtaren e Zvicrës zhvendoset për në Shqipëri

Firma që prodhonte këpucë për Kombëtaren e Zvicrës zhvendoset për në Shqipëri

08:37, 20/05/2018
A+ Aa A-

Futbollistët e Zvicrës dikur luanin në fushën e blertë me këpucë të firmës Künzli. Mbi 90 vjet kjo firmë nga kantoni Aargau ka prodhuar këpucë me të cilat janë identikuar shumë zviceranë. Tani kësaj historie i ka ardhur fundi. Ndërmarrja ka vendosur të zhvendosë prodhimin në Shqipëri.

Sipas televizionit publik zviceran drejtorja e kësaj ndërmarrjeve ka vendosur t’i mbyllë portat e prodhimit në Zvicër dhe të hapë një fabrikë në Shqipëri. Vendimi është marrë për shkak të shpenzimeve të larta të prodhimit në Zvicër.

Barbara Artmann, drejtore e firmës Künzli, ka deklaruar se vendimi për të mbyllur firmën në Zvicër ka qenë i dhimbshëm, por duke e zhvendosur prodhimin në Shqipëri kjo markë zvicerane do të vazhdojë të ekzistojë edhe në të ardhmen.

Artmann ka thënë se nuk u beson paragjykimeve të zviceranëve ndaj Shqipërisë. Njerëzit atje, sipas saj,janë të sjellshëm dhe të seriozë. Punëtorët në Shqipëri do të marrin rreth 400 euro rrogë, shumëh më pak se kolegët e tyre në Zvicër, të cilët tani do të mbesin pa punë.

Bëhet fjalë për gjashtë vende të punës që do të shkurtohen. Firma Künzli u themelua më 1927. Me rritjen e konkurrencës Künzli u koncentrua para së gjithash në këpucë ortopedike. Barbara Artmann mori drejtimin e rmës në vitin 2004, pastaj nxori një linjë atletesh dhe arriti sukses të konsiderueshëm në tregun zviceran. Më 2010 ajo u shpërblye me Swiss Award si biznesmene e vitit./DP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco