FMN: Shifrat e qeverisë për borxhin nuk janë të sakta

FMN: Shifrat e qeverisë për borxhin nuk janë të sakta

16:34, 19/05/2018
A+ Aa A-

Shifrat e borxhit publik janë bërë objekt përplasjesh me qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, teksa dy institucionet paraqesin statistika të ndryshme. Qeveria raporton shifra më të ulëta të borxhit publik nga ato që vlerëson FMN, çka hedh dyshime për manipulim të shifrave zyrtare.

Sipas Ministrisë së Financave në fund të vitit të kaluar borxhi publik i Shqipërisë ra në 69.9 për qind e Prodhimit Kombëtar. Por statistika zyrtare e qeverisë, është krejt ndryshe nga ajo që raporton Fondi Monetar. Sipas FMN, në fund të vitit të kaluar borxhi publik i Shqipërisë nuk ishte 69.9 për qind, por plot 71.2 për qind e Prodhimit Kombëtar. 

Madje përplasjet janë më të mëdha për shifrën e këtij viti. Qeveria vlerëson se në fund të 2018-ës, borxhi publik i vendit do të ulet në 68.7 për qind e PBB, ndërkohë që FMN thotë se shifra 71.3% ose 2.6 pikë përqindje më pak. 

Image

Kjo është hera e parë që FMN përplaset me një qeveri në Shqipëri për shifrat e borxhit publik. Në të kaluarën statistikat e borxhit që janë raportuar nga qeveritë shqiptare kanë qene gjithmonë të përputhura me shifrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

Dyshimet se qeveria po manipulon shifrat e borxhit publik për të paraqitur një situatë më të mirë të ekonomisë nga gjendja e saj reale janë të mëdha, një skenar i ngjashëm me atë Greqisë, e cila pasi gënjeu për disa vite me shifrën e borxhit publik përfundoi në një krizë të thellë financiare.   

Shkelet ligji i borxhit

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se qeveria do të shkelë ligjin e buxhetit që e detyron atë të ulë borxhin publik çdo vit deri sa të arrijë 45 për qind e Prodhimit Kombëtar.  Në raportin e fundit për ekonomitë e Europës, FMN vlerëson se këtë vit borxhi publik i Shqipërisë jo vetëm që nuk do të ulet, por do të shënojë rritje në raport me Prodhimin Kombëtar.  

Më konkretisht, FMN vlerëson se borxhi publik i Shqipërisë do të rritet nga 71.2 për qind e PBB-së që ishte vitin e kaluar në 71.3 për qind këtë vit. Kjo e bën Shqipërinë vendin me borxhin më të lartë në rajon me diferencë të madhe nga vendet e tjera.

Vendi i dytë me borxhin më të lartë publik në Ballkan është Mali i Zi, ku detyrimet e qeverisë vlerësohen 67.5 për qind e Prodhimit Kombëtar, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të rajonit shifra luhatet nga 20 deri në 61 për qind. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco