Instituti i Vienës: Ekonomia shqiptare kryesoi Ballkanin me Sali Berishën

Instituti i Vienës: Ekonomia shqiptare kryesoi Ballkanin me Sali Berishën

19:13, 18/05/2018
A+ Aa A-

Instituti i Vienës për Studime Ndërkombëtare, një nga institucionet me prestigjoze në botë për kërkimet ekonomike, vlerëson se Shqipëria udhëhoqi ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në vitet 2005-2013 falë qeverisjes së Sali Berishës.

Në një raport të posaçëm me fokus infrastrukturën dhe zhvillimet ekonomike në rajon, Instituti i Vieëns vëren se në tetë vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, Shqipëria ishte vendi që pati rritjen ekonomike më të lartë në Ballkanin Perëndimor, si dhe vendi që ndërtoi më shumë rrugë të reja duke lënë pas edhe vendet më të mëdha si Serbia.

“Sali Berisha ishte kryeministri i Shqipërisë në vitet 2005-2013, ndërsa Hashim Thaçi në Kosovë gjatë 2009-2014. Ishte pikërisht gjatë këtyre periudhave, kur u ndërtuan autostradat e mëdha që çuan në lidhjet e kryeqyteteve të dy vendeve,” thuhet në raport.

 Infrastruktura

Sipas raportit, në periudhën 2005-2013, Shqipëria ndërtoi 320 kilometra autostrada të reja dhe mijëra kilometra të tjera rrugë të një shkallë më të ulët duke lënë pas me diferencë të theksuar të gjitha vendet e tjera.

Në vendin e dytë, renditet Serbia, e cila përgjatë së njëjtës periudhë ndërtoi 240 kilometra autostrada të reja dhe më pas Kosova me 80 kilometra. Maqedonia Bosnja dhe Mali i Zi, kanë ndërtuar përgjatë tetë viteve 2005-2013, më pak se 50 kilometër secila.

Por ky është krahasimi absolut. Nëse krahasohen në raport me sipërfaqen e vendit atëherë Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar 5 deri në 10 herë më shumë rrugë se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.

“Të dy vendet kanë patur kryeministra influencialë, të cilët kishin një axhendë kombëtare ndërkufitare,” vëren raporti.

Rritja ekonomike

Sipas Institutit të Vienës, përgjatë viteve 2005-2013, Shqipëria nuk e ka udhëhequr Ballkanin Perëndimor në modernizimin e infrastrukturës, por edhe për rritjen ekonomike. Sipas raportit, gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, ekonomia shqiptare u rrit me 48 për qind në total.

Vetëm Kosova ka arritur të ketë një rritje kumulative më të madhe, prej 55 për qind, por kjo është e lidhur me bazën e ulët të ekonomisë kosovare.

Ndërkohë të gjitha vendet e tjera të rajonit, kanë shënuar një rritje kumulative që varion nga 20 për qind në Serbi deri në 38 për qind në Maqedoni, dukshëm më të ulët se sa ajo e Shqipërisë.

 “Të dy vendet, Shqipëria dhe Kosova arritën t’i rezistonin krizës financiare dhe të shmangin recesionin. Një faktor kyç, i cili ndikoi në këtë rezultat ishin pikërisht investimet në infrastrukturë,” vlerëson Instituti i Vienës.

Por pas vitit 2013, ndërtimi i rrugëve në Shqipëri është pezulluar plotësisht. Që nga ardhja në pushtet e qeverisë së majtë, në vend nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë e re, jo vetëm autostradë, por edhe rrugë të gradave më të ulëta.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco