Investimet, Banka Botërore jep 50 mln dollarë për rrugët rajonale e lokale

Investimet, Banka Botërore jep 50 mln dollarë për rrugët rajonale e lokale

08:33, 27/04/2018
A+ Aa A-

Banka Botërore i ka akorduar Shqipërisë një fond prej 50 mln dollarësh për ndërhyrjet në rrugët rajonale e lokale. Programi për vitin e parë parashikon rehabilitimin e rrugëve Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth. 

Rrugët lokale në Shqipëri, të cilat kanë impakt në turizëm, do të rehabilitohen falë një fondi të Bankës Botërore prej 50 mln dollarësh.

Programi për vitin e parë të projektit përfshin tri segmente rrugore të njohura për rëndësinë e tyre në zhvillimin e turizmit dhe të bujqësisë siç janë rrugët Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.

Sipas Bankës Botërore, kushtet aktuale të rreth gjysmës së rrjetit rrugor rajonal e lokal nuk e mbështesin mjaftueshëm aksesin në shërbimet publike bazë apo në aktivitete ekonomike.

Kjo gjendje pengon zhvillimin e industrisë së turizmit si dhe të sektorit bujqësor.

Rehabilitimi i rrugëve do të përfshijë edhe ndërhyrjet që do të shmangin problemet si pasojë e kushteve klimatike që lidhen me përmbytje apo rrëshqitje dheu.

Në total fondi i vënë në dispozicion do të rehabilitojë rreth 55 km rrugë rajonale dhe lokale, duke përmirësuar lidhjen dhe sigurinë rrugore në zona ku jetojnë afro 80,000 banorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco