Irani kërkon investitorë shqiptarë

Irani kërkon investitorë shqiptarë

10:00, 26/04/2018
A+ Aa A-

Irani kërkon investitorë shqiptarë në disa sektorë ku potencialet janë të mëdha. Në forumin e biznesit Shqipëri-Iran, të organizuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, pala iraniane shpalosi potencialet ku mund të investohet si në fushën e transportit, industrinë automobile, farmaceutike si dhe industrinë e naftës dhe gazit natyror. Ndërkohë që interes bashkëpunimi ka pasur edhe nga pala shqiptare.

“Territori i Iranit, pozita e tij në territoret ajrore, tokësore dhe detare, kanë krijuar mundësi të shumta për investime në fusha të transportit, në prodhimin e pajisjeve shtëpiake, automobilit, industrinë elektrike, farmaceutike, të ambalazhit dhe shërbimeve konsumatore. Irani është gjithashtu një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit natyror, prandaj investimet në këtë sektor, janë një rast i volitshëm për faktorin ekonomik të Shqipërisë. Shqipëria mund të luajë për importet dhe eksportet e Iranit në Evropë të njëjtin rol që mund të luajmë ne për depërtimin e Shqipërisë në Gjirin Kaspik. Dy vendet mund të shërbejnë si urë lidhëse. Bashkëpunimi mes nesh do të rritet gjithashtu me lehtësimin e vizave, hapjen e një linje direkte ajrore, heqjen e taksimit të dyfishtë dhe lidhjen bankare”, u shpreh Golamhossein Shafeei, President i Dhomës së Tregtisë, Iran, sipas scan.tv.

Sipërmarrës të të dyja vendeve patën mundësinë e takimeve dhe shqyrtimin e hapësirave të bashkëpunimit. Volumi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve aktualisht është shumë i ulët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco