Banka më e madhe gjermane transferon gabimisht 28 miliardë euro...

Banka më e madhe gjermane transferon gabimisht 28 miliardë euro...

22:41, 20/04/2018
A+ Aa A-

Banka më e madhe gjermane, “Deutsche Bank” transferoi gabaimisht 28 miliardë euro në një transaksion të bërë para Pashkëve, konfirmoi sot banka.

“Banka i dërgoi këto para, më 16 mars, në një tjetër llogari të Deutsche Bank tek Eurex që merret me këmbimin e derivateve dhe jo tek një klient”, njoftoi një zëdhënës në Frankfurt.

Një sasi parashë shumë më e vogël dhe e paspecifikuar ishte për t’u dërguar në vend të kësaj shume të gabuar dhe jashtëzakonisht të lartë, që është edhe më e lartë se 24 miliardë eurot që vlen në treg ky sektor.

Banka tha se ka analizuar arsyet e këtij gabimi dhe ka marrë masa që të mos ndodhë sërish.

Ky gabim ndodhi në ditët e fundit të shefit ekzekutiv, John Cryan, i cili del në pension.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Banka21/04/2018 01:48

Euronex eshte burse. Asgje nuk ka shkuar gabim, pasi transferta eshte bere ne llogarine bankare te Deutsche Bank. Prisni ndonje gjuruldi ne bursa keto jave.

Shto koment

Denonco