FOTO/ Zbulohet vendimi i AKEP! Ilir Zela favorizon në mënyrë të jashtëligjshme Albtelekom-in

FOTO/ Zbulohet vendimi i AKEP! Ilir Zela favorizon në mënyrë të jashtëligjshme Albtelekom-in

11:44, 13/02/2018
A+ Aa A-

AKEP është në prag të marrjes së një vendimi absurd duke favorizuar kompaninë turke Albtelekom dhe sapo është zbuluar dhe dokumenti.

Kryetari Ilir Zela, në mungesë të plotë transparence po synon të favorizojë Albtelekom-in duke shkelur çdo ligj shqiptar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu po dëmtohen padrejtësisht operatorët e tjerë të telefonisë në vend. Ky vendim, kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net/ off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile.

Po AKEP kërkon t’ ja heqë këtë detyrim Albtelecom, duke filluar nga data 1 Prill i këtij viti.

Sipas dokumentit paraprak, AKEP e justifikon këtë vendim duke gjykuar se heqja e këtij detyrimi duhet bërë, pasi sipas të dhënave Albtelecom është operatori më i vogël në treg dhe me proporcionin më të madh të thirrjeve off-net se dy operatorët e tjerë dhe me heqjen e këtij detyrimi këtij operatori të vogël i jepet stimuli të ofrojë tarifa konkurruese off net. Në këtë dokument thuhet gjithashtu se problemi që mund të shkaktojë në treg heqja e këtij detyrimi për Albtelcom është shumë i vogël në raport me heqjen e këtij detyrimi dy operatorëve më të mëdhenj. Ndryshimet e ndodhura në tregun celular, si dalja nga tregu i Plus, rrisin theksin për një qasje më të kujdesshme ndaj operatorëve më të vegjël në tregun celular dhe mbijetësen e tyre.

Shkeljet:

-Shkelen rregullat e tregut dhe të konkurencës së lirë

-Shkelen rregullat ligjorë dhe financiarë, ndaj dy kompanive më të mëdha celularë në vend, që operojnë me sukses prej vitesh në ekonominë shqiptare

Në këto kushte dy kompanitë e mëdha Europiane që operojnë prej vitesh në vendin tonë, thonë se do të sensibilizojnë qeveritë e tyre respektive, BE-në, do të ndjekin rrugën ligjore, do të përgatisin letrat për abitrazhet dhe mund të shkojnë aq larg sa atyre që guxojnë të bëjnë realitet këto lloj vendimesh mund të mos jua marë mendja.

Dyshimet e forta:

-Po për shkak të mungesës së transparencës në përgatitjet e këtij dokumenti, si rrallëherë në historikun e AKEP, dyshimet janë shumëngjyrëshe. Për dikë është e thjesht, fakti që kreu aktual i AKEP-it Ilir Zela, ka qenë punonjës për disa vite i kompanisë Albtelekom shpjegon gjithçka. Dhe këtu fillon dhe mbaron kjo histori.

-Po për disa të tjerë dyshimet shkojnë dhe përtej një historie korrupsioni tipike shqiptar. Dyshimet shkojnë tek politika dhe tek pyetja që tashmë kanë filluar të ngrejnë nëpër komisone dhe deputetë: A po hymë në epokën e favorizimit me pahir të kompanive turke, për shkak të miqësisë me shumë skuta të errëta Rama- Erdogan? A mos janë pikërisht kurbani i parë i kësaj miqësie, dy kompanitë europiane celulare më të vjetra në treg?

Kushdo do ishte i lumtur, që këto pyetje të mbeteshin pa përgjigje dhe e mbi të gjitha të konsiderohej një lajthitje, një nxitim i kreut të ri të AKEP Ilir Zela. E kundërta do të ishte një fatkeqësi e madhe për të gjithë shqiptarët.

Gjithësesi kësaj dileme kanë mundësi t’i japin përgjigje dhe 5 anëtarët e Bordit që do të shqyrtojnë dhe votojnë këtë vendim. Do ishte jo vetëm e ndëshkushme penalisht, por edhe e rëndë moralisht, nëqoftëse qoftë dhe një nga këta anëtarë do të firmoste verbërisht një vendim që cënon rregullat e tregut të lirë, mund të dëmtojë seriozisht imazhin e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco