Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Pronarët e Aeroportit të Rinasit, të lumtur që do të kenë rival: Suksese Aeroportit të Vlorës!...

Pronarët e Aeroportit të Rinasit, të lumtur që do të kenë rival: Suksese Aeroportit të Vlorës!...

17:44, 30/01/2018
A+ Aa A-

Në Shqipëri, sot ka ndodhur një fenomen i jashtëzakonshëm në aspketin ekonomik. Kompania Tirana Aeroport Partners, e cila menaxhohet nga një kompani kineze me kapital off-shore, ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të lejuar ndërtimin e një aeroporti alternativ në Vlorë, i cili pritet të ndërtohet me paratë e një kompanie turke. Në mënyrë krejt të habitshme, TIA ka shpërndarë një deklaratë për shtyp ku shpreh lumturinë që do të ketë rival në fushën e aviacionit dhe nuk do ta ketë më vetëm ajo eksluzivitetin e fluturimeve në Shqipëri: “Tirana International Airport (TIA) mbështet çdo nismë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore, që bëjnë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë”.

Madje TIA shkon edhe më tej se me të njëjtin gëzim ajo e ka pranuar liberalizimin e tregut të aviacionit përmes një marrëveshje me Qeverinë Shqiptare në vitin 2016, ku ajo ka dëshmuar vullnetin e plotë të për ndërtimin dhe hapjen e aeroporteve të rinj në Shqipëri dhe mbetet në mbështetje të këtij zhvillimi. Qershia mbi tortë e këtij reagimi absurd të Tirana Airport Partners është edhe fjalia përmbyllëse kur thotë se: “TIA  uron sukses për çdo investim në fushën e aviacionit shqiptar dhe çdo fushë tjetër që i jep hov jetës në Shqipëri”. Duket qartë se investitorët off-shore kinez të TIA-s, ose janë akoma nën efektin e mentatlitetit komunist të shtetit që i përkasin “ku edhe kur shteti nuk ka të drejtë, ai ka gjithmonë të drejtë”, ose është konfirmimi i asaj që përflitet prej kohësh se në fakt pronarët realë të Aeroportit të Rinasit janë thjeshtë njerëz pranë kryeministri Edi Rama të kamufluar si kinezë.

Reagimi i Plotë i TIA, për ndërtimin e Aeroporit të Vlorës….

Tirana International Airport (TIA) mbështet çdo nismë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore, që bëjnë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Marrëveshja me Qeverinë Shqiptare për liberalizimin e fluturimeve e firmosur në vitin 2016, ka dëshmuar vullnetin e plotë të TIA-s për ndërtimin dhe hapjen e aeroporteve të rinj në Shqipëri dhe mbetet në mbështetje të këtij zhvillimi.

TIA u ka shërbyer vitin që shkoi 2.6 milionë pasagjerëve dhe do të vazhdojë t’u shërbejë me përkushtim, me ndihmën e vlefshme të punonjësve të saj dhe palëve të treta, që punojnë pa u kursyer për t’u siguruar pasagjerëve një udhëtim të qetë dhe të sigurt.

Kompania do të vazhdojë të kontribuojë siç ka bërë deri më tani, në rritjen e ekonomisë, në promovimin e imazhit të vendit dhe vlerave shqiptare, në mbështetje të fushës së edukimit dhe njerëzve në nevojë, me rol të rëndësishëm në punësimin e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës rreth e qark aeroportit, duke operuar me korrektësi sipas standardeve evropiane.

TIA  uron sukses për çdo investim në fushën e aviacionit shqiptar dhe çdo fushë tjetër që i jep hov jetës në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco