Grafiku i Balkan Barometer. Shqipëria, vendi me papunësinë më të lartë në rajon

Grafiku i Balkan Barometer. Shqipëria, vendi me papunësinë më të lartë në rajon

16:28, 12/10/2017
A+ Aa A-

Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë në Europën Juglindore. Ky është përfundimi zyrtar i vrojtimit Balkan Barometer, i cili ka hedhur poshtë statistikat zyrtare të Institutit Shqiptar të Statistikës.

Sipas vrojtimit, që u publikua nga Këshilli Bashkëpunimit Rajona, aktualisht në Shqipëri, 23 për qind e popullsisë është e papunë. Kjo është shifra më e lartë në rajon dhe në të nuk përfshihen studentët, shtëpiakët dhe pensionistët.

Sipas vrojtimit, në vendin e dytë renditet Bosnja, ku pjesa e popullsisë që është e papunë raportohet 21 për qind. Në Malin e Zi dhe Maqedoni papunësia llogaritet 20 për qind, ndërsa Serbia dhe Kroacia kjo shifër është 16 për qind.

Grafiku i publikuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajona, rrëzon statistikat zyrtare të papunësisë në Shqipëri. Instituti i Statistikave raporton se papunësia në Shqipëri është 13.9 për qind, por sipas Balkan Barometer shifra reale është gati dy herë më e lartë, pra 23 për qind.

Prej vitesh, shifra zyrtare e papunësisë që raporton Instituti i Statistikave është komentuar me skepticizëm në publik. Shumë ekspertë hedhin dyshime mbi vërtetësinë e saj, dyshime të cilat konfirmohen edhe më shumë nga Balkan Barometer. 

Përveçse ka numrin më të lartë të të papunëve, Shqipëria ka dhe rekordin tjetër negativ, atë të numrin më të ulët të të punësuarve. Sipas Balkan Barometer, aktualisht vetëm 28 për qind e shqiptarëve janë të punësuar me pagesë, ndërkohë që vendet e tjera e kanë këtë tregues nga 32 për qind e sipër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Egla12/10/2017 19:42

nuk duhet pare ne kete kendveshtrim kjo papunesi. Kemi mijera pronare tokash qe jane te rregjistruar ne zyrat e punes pasi e quajne veten te papune kur kane ne pronesi toka dhe nuk I kultivojne . nese e shofim nga ky prizem jot e gjithe fajin e ka qeveria.

Ertiola12/10/2017 19:41

cdo gje do te rregullohet me kalimin e kohes. Papunesia sdo te jete kurre 0 por qeveria po bent e pamunduren qe kjo shifer te ulet sa me shume.

Lavdi12/10/2017 17:57

Cfare shkruani nuk eshte e vertete. U hapen 300 mije vende pune dhe tani do te hapen 190 mije vende te tjera pune , pra 490 mije vende te reja pune. Rreth 600 mije jane pensioniste. Rreth 850 mije jane nxenes e studente, 300 mije jane femije , 230 mije jane pleq pa pension, 115 mije jane te punesuar ne administraten shtetrore dhe lokale , 800 mije jane te punesuar ne seltorin privat. Kaq eshte shqiperia , 3,4 milion, dhe papunesia ketu eshte ZERO. Mos te genieje edhe INSTAT-I.

Shto koment

Denonco