Alarmohet FMN-banka e Linda Ramës kërkon të blejë dy banka të tjera në Shqipëri

Alarmohet FMN-banka e Linda Ramës kërkon të blejë dy banka të tjera në Shqipëri

15:25, 12/10/2017
A+ Aa A-

Banka Amerikane e investimeve ka në plan të blejë dy banka të tjera në Shqipëri, përkatësisht Bankën Kombëtare Greke dhe atë të Tiranës. Nëse këto dy blerje do të mbyllen me sukses, atëherë ABI bëhet automatikisht banka e tretë më e madhe në Shqipëri. Por planet për zgjerimin agresiv të saj kanë alarmuar Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në deklaratën përmbyllëse të misionit në Shqipëri, FMN, për herë të parë paralajmëroi për konflikt interesi në sistemin bankar.

"Për të ulur rreziqet, Banka e Shqipërisë duhet të sigurohet se bankat e reja që kërkojnë licencë  përmbushin kriteret ligjore, zotërojnë eksperiencën e nevojshme bankare dhe përjashtojnë konfliktin e interesit”,- deklaroi FMN.

Burime konfidenciale nga Banka e Shqipërisë thanë për SYRI.net se FMN ka qenë shumë këmbëngulëse për të bërë publik këtë paralajmërim.

Arsyet

ABI Bank përbën një precedent në sistemin bankar të Shqipërisë. Ajo është e vetmja banka, pronësia e së cilës është e pagjurmushme, pasi vjen nga parajsat fiskale. Përtej pronësisë së pagjurmueshme, ABI përbën dhe një tjetër preçedent, pasi në bordin e saj drejtues ulet bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, zonja Lindita Rama. 

A po shfrytëzon ABI lidhjet e saj të ngushta me qeverinë, për të zgjeruar pozitat e saj në treg? Ky është një dyshim, të cilin duket se nuk e ka vetëm opozita dhe ekspertët, por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ekspertët e FMN druhen se zgjerimi agresiv i ABI Bank dhe shndërrimi i saj në një nga lojtarët kryesor në treg mund të përkeqësojë treguesit e mbikëqyrjes. Lidhjet e ngushta me qeverinë do t'i mundësonin asaj të anashkalonte kërkesat rregullatore për kapitalin dhe treguesit e tjerë të detyrueshëm.

Kjo nuk do të ishte hera e parë, që ABI arrin t'u shmanget kërkesave ligjore. Dy vjet më parë, Banka e Shqipërisë e liçencoi atë në kundërshtim flagrant me rregulloren, e cila e detyron BSH që "në shqyrtimin e kërkesave për licencë të vlerësojë kapacitetet financiare, integritetin dhe reputacionin etik dhe profesional të aksionerëve, për arsye se këto elemente janë të rëndësishme dhe ndikojnë direkt në besueshmërinë e publikut ndaj bankës dhe ndaj sistemit bankar, në përgjithësi."

Rrjedhimisht rregullorja nuk e lejon BSH-në që të liçencojë banka me aksionerë të panjohur, që vijnë nga parajsat fiskale. 

Për këtë arsye, FMN është detyruar të ngrejë tonet publikisht duke paralajmëruar Bankën e Shqipërisë të mos licencojë banka me konflikt interesi. 

SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

salah13/10/2017 12:58

Money laundering offshore bank: ABI Rezzo Schlauch: (his wife is a albanian women from a Mafia Clan) Vice Chairman of the Board American Bank of Investment ABI Bank Albanien Mark Crawford: Member ABI BOD Linda Rama: Member ABI BOD http://www.standard.al/wp-content/uploads/2017/09/IMG_9093.jpg

Skenderi13/10/2017 10:54

Shtetndertimi i Rilindjes seRames ,prosupozon nje hale ,qe me shpejtesi po kundermon te qelbe edhe Ballkanin e me pastaj Europen. Roje e sigurise se kesaj haleje Sorosi,me mekembesen e saj ne Shqiperi shoqen Linda R. e cila ka filluar te asgjesoje banka per te krijuar parajsen ne Surel per 7 breza Rame.

Daj Jaku12/10/2017 17:21

A ju kujtohet se sa pallate me leje shëmbi EDrama duke shpallur se leja paskish qenë e paligjëshme? Ylli Manjani i asaj kohe e "ligjëronte" shëmbjen kur deklaronte se leja e dhënë nga organet shtetërore ishte në kundërshtim me ligjin, pra konsiderohej "null". Me të njejtën llogjikë përse nuk konsiderohet "null" leja e bankës së Sorosit me bashkaksionerë qeveritarët drogaxhinj t? kanabistanit t? fshehur në "parajsat fiskale"? Kjo është urgjente, kjo është lufta për liri, për lliri ekonomike kundër oligarkive, për sovranitet, lufta për liri nga zgjedha e mafjeve kombëtare e ndërkombëtare të cilat nuk duan as komb e as shtet por "shoqëri të hapur/shalëhapur" që ta sundojnë/shkërdhejnë nga kupola e monstrës financiare pa asnjë lloj mundësie kontrolli/mbrojtje. Jo më kot Sorosi u bë shkuesi i "martesës së baxhellëve" duke e fshirë Shqipërinë nga harta e vendeve sovrane. Kjo është çështja kardinale që duhet të ngrejë në luftë opozitën shqiptare deri në vdekje a liri, jo sto sharjet prej kurvash rrugaçe në bordello/parlament: ti je skicofren, jo po ti je i rrjedhur. Në këtë lojë të kurdisur prej EDramës, aktor kryesor është edhe LulushBusha që me siguri ka aksionet e veta të fshehura te ABI i "Lindës", prandaj edhe ka rënë "sus" për problemet gjigande të Shqipërisë duke u marrë me qiqra në hell gjithmonë pas pilafit.

Bjeri se i bie bukur12/10/2017 16:49

Eshe OKB ka lene punet e po merret me kete problem teper serioz. Sa here ziheni ne parlament shpikni nga nje banke te re. Do blere dhe Credins dhe Unionin qe te bini rehat.

parajsa fiskale 12/10/2017 16:27

bravo edvinko ti per vedi e ben parajs fiskale shqiperin ndersa berberin qe sben kuponin tatimor e fut ne burg i madh gjigand biles ba mem nigju mu fut ne burg edhe ato qe bejne kuponin tatimor se ne te kaluaren se kan ba asnjeher kuponin dmth ka precedente qe ato sa ta sbusesh pak ti ose sa mos ta kesh ti vemendjen perseri se bajne kuponin tatimor, biles une jam i mendimit qe me i fut te tan ne burg pa perjashtim edhe ato qe pagujnee drita se dikur as ato si kan pagu edhe ato qe pagujne ujin se edhe ato do te ken vjedh nonje liter uj. plasi te gjith mren se vec hajer ka ky popull mbretero vetem kete perle te ballkanit se e meriton. RROFSH O EDI RAMA edhe kur te jesh vetem ne shqiperi me degjo mua shite shqiperin izraelit qe ato te trasferohen ketu dhe mos te ken ma konflikte mes palestines dhe izraelit, do behesh hero edhe ne izrael e palestin. i

Shto koment

Denonco