Gjendet i vdekur inxhinieri i projektit 4.8 miliardë dollarësh

Gjendet i vdekur inxhinieri i projektit 4.8 miliardë dollarësh

22:16, 26/07/2018
A+ Aa A-

Udhëheqësi i projektit të Digës së Rilindjes Etiopiane prej 4.8 miliardë dollarësh, një digë hidroelektrike në Nil, u gjet i vdekur në makinën e tij, duke nxitur dyshime dhe protesta në vend.

Ekipet mjeko-ligjore po hetojnë në vendin ku inxhinieri Simegnew Bekele vdiq, i njohur si sheshi Meskel i kryeqytetit etiopian, Addis Ababa.

Bekele ka qenë menaxher i projektit për digën që kur nisi ndërtimin e saj në vitin 2011.

Qindra protestues të zemëruar me vdekjen e inxhinierit, shumica e të cilëve dyshojnë të jetë vrasje, u tubuan para televizionit shtetëror ETV duke bërë thirrje për drejtësi.

Në vendngjarje, gjurmët e gjakut ishin të dukshme brenda makinës, ku Bekele u gjet në ulësen e shoferit.

Lajmi tronditi opinionin ndërsa shumë etiopianë mbanin zi për vdekjen e tij. Ndërkohë mediat sociale u vërshuan me komente dhe spekulime.

Presidenti etiopian, Mulatu Teshome, bëri një deklaratë duke e quajtur inxhinierin hero./AA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco