VIDEO/ Tifozët zgjedhin golin më të bukur të Botërorit, shiheni cili është

VIDEO/ Tifozët zgjedhin golin më të bukur të Botërorit, shiheni cili është

16:57, 25/07/2018
A+ Aa A-

Goli i mbrojtësit të djathtë të Francës, Benjamin Pavard, është votuar nga tifozët si më i bukuri në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

22-vjeçari shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Francës 4-3 ndaj Argjentinës në 1/8 e finales së Botërorit.

Goli i francezit mposhti 17 gola të tjerë të shkëlqyer, për ta fituar çmimin si goli më i mirë i zgjedhur nga tifozët.

Në një sondazh online, ku mbi 3 milionë përdorues të FIFA-s i hodhën votat e tyre, goli  me të jashtmen i Pavardit është votuar si goli i turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco