Formacioni i botërorit, ja reagimet e forta që vijnë nga ekspertët

Formacioni i botërorit, ja reagimet e forta që vijnë nga ekspertët

07:27, 20/07/2018
A+ Aa A-

Formacioni i botërorit që publikoi FIFA ka sjellë një valë të gjerë reagimesh të shumë ekspertëve të huaj të futbollit.

Sipas tyre formacionin është krejt i njëanshëm. Ata tregojnë disa pika duke thënë që kjo është një tallje e hapur që i bëhet futbollit.

Pika e parë në të cilën këta analistë dhe ekspertë kapen është porta. Doreza e Artë e Botërorit ishte portieri belg Courtois, ndërsa FIFA vendos në formacion portierin e francës Lloris. Pikëpyetja që ngrihet është: Si mundet që Doreza e Artë e botërorit të mos jetë pjesë e formacionit?

Një tjetër pikë është mbrojtësi i krahut të majtë. FIFA ka vendosur aty mbrojtësin e Anglisë Young i cili nuk është se u mbajt mend për ndonjë gjë në këtë botëror. As tek Anglia nuk ishte ai ylli, por një lojtar i thjeshtë. Madje në ndeshjen e fundit Young vaujti shumë kundër Vraslikos të Kroacisë. Shumë mirë mund të ishtë një mbrojtës i majtë finalist, si Strinic apo dhe fituesi i kupës së botës Fernandez i cili bëri një botëror fantastik.

Pika e fundit që kapen ekspertët është prezenca e dy lojtarëve të Brazili: Paolinho dhe Neymar. Kujtojmë që Brazili u eleminua nga Belgjika në gjysëm finale por edhe ndeshjet e grupit nuk është se bindi shumë. Në krah të Modric në mesfushë në vend të Paolinhos duhej të ishtin njëri nga këto emra: Rakitic, Pogba ose Kante.

Neymar këtë botëror do mbahet mend si aktor me simulimet e tij dhe si një dështim së bashku me Brazilin. Një statistikë e nxjerrë tregon që Neymar ka kaluar 14 minuta i shtrirë në fushë. Shikohet mungesa e sulmuesve si Kane apo Lukaku të cilët ishin golashënuesit më të mirë të këtij botërori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco