VIDEO/ Biseda e francezëve në pushimin e finales me Kroacinë. Si u motivuan lojtarët

VIDEO/ Biseda e francezëve në pushimin e finales me Kroacinë. Si u motivuan lojtarët

08:07, 19/07/2018
A+ Aa A-

Në pushim të finales së Kupës së Botës, trajneri Dider Deschamps filloi t’i jepte një mesazh kyç futbollistëve të Francës. “Jepjani topin Kilian (Mbappesë)”, shprehej trajneri i “gjelave”.

“Ngrini kokën, hapni veshët! Ata dalin përpara, do të vijnë të marrin topin, jashtë shumë agresivë. – tha trajneri i Francës. – Ju po e shihni sa energji kanë. Luani sa më thjeshtë të jetë e mundur. Nëse keni topin dhe dikush po ju bën presion, atëherë pasojeni atë. Pasojeni sa më shpejt dhe sa më shpesh te Kilian”.

Më pas, Deschamps pati edhe disa këshilla për Griezman. “Antoine duhet të zbresësh pak më poshtë gjatë kundërsulmeve tona. Ti po qëndron shumë i avancuar në sulm. Ne na duhet të kemi një pikë pasimi më shumë edhe ai mund të jesh ti”, iu drejtua sulmuesit tekniku francez.

Më pas, Pogba ndërpreu fjalën e trajnerit duke bërtitur: “Të jemi pozitivë”.

Gjithsesi, ishte qendërmbrojtësi Rafael Varane që tha fjalën e fundit. Pasi tërhoqi vëmendjen e shokëve duke goditur tavolinën në qendër të dhomës së zhveshjes, lojtari i Real Madrid tha: “Çuna gjithçka është në dorën tonë. Duhet të besojmë te fitorja. Ne do të fitojmë, ne do fitojmë këtë ndeshje. Nuk na intereson sesi, por kanë ngelur 45 minuta ku do të japim gjithçka. Forca…”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco